Google search engine
Home Sport Junajtid në sulm për Obamejang dhe Kasemiron, por klubi edhe mund të...

Junajtid në sulm për Obamejang dhe Kasemiron, por klubi edhe mund të shitet

0
146

Klubi i njohur i Mançester Junajtid mund të shitet në ditët në vijim, pasi pronarët amerikanë e kanë lënë të hapur mundësinë, ndërkohë që situata në klub është shqetësuese e deri alarmante. Në fakt, Mançester Junajtid ka nevojë urgjente për përforcime. Edhe pse drejtuesit e klubit të famshëm anglez nuk janë kursyer, afrimet e viteve të fundit kanë qenë përgjithësisht të dështuara. Ekipi vazhdon të vuajë, ndërkohë që sezoni i ri në Premier League ka nisur me dy humbjet ndaj Brajton dhe Brentford. Holandezi Erik Ten Hag kërkon prurje dhe në skenë kanë dalë dy emra nga Spanja. Për sulmin po tentohet Pjer Emerik Obamejang, i cili pritet të largohet nga Barcelona pas zbarkimit të Robert Levandovskit në “Camp Nou”. Kapiteni i Gabonit e njeh mirë Premier League, pasi ishte pjesë e Arsenalit për katër vite (janar 2018-janar 2022). 33-vjeçarin e kërkon edhe Çelsi, që po ushtron presion për blerjen e tij, ndërkohë që “Blutë e Londrës” tani duhet të përballen edhe me konkurrencën e “Djajve të Kuq”. Nga ana tjetër, Junajtid po synon edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit. Anglezët kanë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për Kasemiron, “luftëtarin” e Realit. Brazilianin e pret dyfishim page nëse pranon kalimin në “Old Trafford”, ndërkohë që milionat e shumta tundojnë jo pak presidentin Perez, i cili mund të heqë dorë nga shërbimet e 30-vjeçarit brazilian. Ndërkohë, sipas “Manchester Evening News”, miliarderi amerikan është kundër perspektivës për të fshikulluar 37-vjeçarin pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar. Megjithatë, Ten Hag tani është i vënë me shpatulla pas murit për mundësinë e “heqjes qafe” të iberikasit. Madje, edhe vetë holandezi ka pohuar publikisht se Ronaldo nuk është në shitje, por ish-ylli i Realit të Madridit, thuhet se nuk flet me shokët e skuadrës, qëndron dhe drekon i vetmuar. “The Sun” zbuloi javën e kaluar se shumë lojtarë të Junajtid do të dëshironin ta shihnin Ronaldon të largohej. Ka një zemërim në rritje rreth skuadrës për qëndrimin negativ të tij. Portugezi dëshiron të largohet për arsye sportive dhe personale. Ndërsa jashtë klubit edhe partnerja Xheorxhina Rodriguez thuhet se favorizon një kthim në Spanjë për të mirën e familjes së tyre. “BBC” më tej shton se shefi ekzekutiv, Riçard Arnold, dhe drejtori sportiv, Xhon Murtog, tani po luftojnë me kohën se çfarë duhet të bëjnë përpara se të skadojë afati i transferimeve, ndonëse “bosi i madh”, Joel Gllejzërs e ka dhënë verdiktin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here