Google search engine
Home Sport Ndeshja midis dy skuadrave të Londrës përfundoi 2-2, por spektaklin e dhanë...

Ndeshja midis dy skuadrave të Londrës përfundoi 2-2, por spektaklin e dhanë stafet me tifozët, si dhe sherri mes palëve

0
193

?elsi barazoi në derbin e Londrës me Totenhemin në një takim që mori “flakë” në fushë e në pankina. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina, aty ku nuk mungoi përplasja Thomas Tuhel-Antonio Konte, që për pak u përleshën me grushte e shqelma. Vendasit dominuan pjesën e parë, të cilën e mbyllën në avantazh falë eurogolit të Kalidu Kulibali (19’). Mbrojtësi senegalez shënoi fluturimthi pas krosimit të Mar Kukurella nga goditja e këndit. Fraksioni i dytë i sfidës solli edhe “zgjimin” e skuadrës së Kontes, ndërkohë që Rahim Sterling për vendasit dhe Herri Kejn për ekipin udhëtues humbën mundësi të pastra për të shënuar. Minuta e 68-të solli edhe golin e barazimit. Gjuajtja potente e Pierre-Emile Hojbjerg u ndal në rrjetë, gol që solli tension dhe përplasje në stolat e ekipeve. Konte festoi afër pankinës rivale dhe u përplas me gjermanin Tuhel. Stafet ndërhynë për t’i ndarë, loja filloi dhe Ris Xhejms riktheu vendasit në avantazh nëntë minuta më vonë pas asistit të Sterling. Tuhel futi Armando Brojën në fushë në minutën e fundit, teksa gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë. Totenhem nuk u dorëzua dhe Herri Kejn realizoi me kokë golin e barazimit në minutën e fundit. Kapiteni i Totenhemit festoi me tifozët, ndërkohë që fundi i ndeshjes solli një tjetër përplasje me dy trajnerëve, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq në një sfidë që prodhoi gjithçka. Ndërkohë, Notingham Forest siguron fitoren në Premier League pas 23 vitesh. Skuadra historike angleze mposhti 1-0 Uest Hem në “City Ground”, duke siguruar tre pikët e para në Premier League, aty ku u rikthye pas një mungese të gjatë. Notingham pati edhe fatin me vete në këtë përballje, pasi “Çekiçët” humbën penallti me anë të kapitenit Declan Rice (65’), goditën dy herë traversën, ndërkohë që VAR-i u anuloi një gol në pjesën e parë.  Ndërkohë, edhe ekipi i Notighamit goditi shtyllën në pjesën e parë, minutat te fundit të cilat ishin plot emocione. Algjeriani Benhrama dërgoi topin në rrjetë (43’), por teknologjia frenoi festën e ekipit mik.Notinghami përfitoi dhe shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë. Vendasit shënuan edhe golin e dytë (55’), por VAR-i e cilësoi të parregullt. Uest Hem tentoi golin e barazimit, por u përball me një super Dean Henderson. Portieri i ekipit vendas ishte në formë të shkëlqyer. 25-vjeçari ia doli të presë edhe një penallti në mesin e pjesës së dytë, duke i hequr golin kapitenit Rice. Notingham merr fitoren e parë pas 23 vjetësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here