“Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi”, ky paralajmërim i lëshuar nga eksperti ushtarak dhe historiani rus Boris Yulin ka nxitur shumë reagime. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar pala serbe ku qartësoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktet mes Rusisë dhe Perëndimit. Për të ‘larë duart’ ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se Serbia do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak “Serbia nuk ka nevojë për bazat ushtarake të askujt”, u shpreh Vuçiç, duke u distancuar. Nga ana tjetër SHBA, është e shqetësuar nga ajo çfarë e pret Serbinë, pasi është shprehur e gatshme që ta mbrojë nga sanksionet që mund t’i shkaktojë bashkëpunimi me Rusinë. Senatorja amerikane Jeanne Shaheen paralajmëroi Serbinë se e presin sanksionet nëse fillon të tundë armët e saj dhe të bashkohet me Rusinë. Mirëpo kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj BE, ku e fajëson lidhur me situatën e tensionuar. “Të ndalin retorikën nxitëse, sepse do të jenë përgjegjës për dhunën”, shkruan Brnabiç.
Vuçiç bën një hap pas, distancohet nga Rusia
Për të ‘larë duart’ ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se Serbia do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak.“Serbia nuk ka nevojë për bazat ushtarake të askujt. Serbia do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak. Serbia do të forcojë ushtrinë e saj. Serbia do të kujdeset për popullin e saj dhe do të jetë mjaft e fortë për të qëndruar e vetme. Për të ndërtuar aleanca politike. Mos u turpëro për marrëdhëniet e mira me Rusinë, mos u turpëro për marrëdhëniet e mira me Amerikën”, ka thënë ai në një video-mesazh. Indiferente nuk ka qëndruar as SHBA, teksa shprehet se frenimi i ndikimit rus është më i vështirë në Serbi. “Ky ndikim nuk perceptohet si keqdashës dhe presidenti i së cilës udhëheq një politikë të njohur balancimi midis Rusisë dhe Kinës dhe Perëndimit, i cili ka shprehur qartë pritshmërinë që Serbia do të respektojë sanksionet e BE-së kundër Moskës.Një nga elementët e projektligjit është aftësia për të vendosur sanksione kundër individëve dhe zyrtarëve në rajon, dhe mendoj se kjo është e rëndësishme kur ne po mendojmë se si t’i pengojmë njerëzit nga përfshirja në marrëveshje dhe bashkëpunim me Rusinë ose dikë tjetër, në përhapja e dezinformatave, sulmeve kibernetike, apo tentativave për të nxitur përçarje etnike, sepse e dimë se çfarë ndodh në atë rast, e kemi parë në të kaluarën. Nuk është e paimagjinueshme që, në rast se Serbia fillon të tundë armët e saj, për shembull, në lidhje me të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë, ose trajtimin e serbëve në Republika Srpska, kjo mund të çojë në një lloj sanksionesh. nëse Serbia përpiqet të anashkalojë regjimet e ndryshme të sanksioneve që i referohen Rusisë dhe nëse konstatohet se ka individë në elitën serbe që bëjnë biznes si zakonisht, pavarësisht sanksioneve, ata mund të sanksionohen ”, thotë senatorja amerikane Jeanne Shaheen. Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian, në të cilën zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës janë thirrur “të ndalen me retorikën nxitëse, sepse do të jenë përgjegjës për dhunën”.
Deklarata e kryeministres serbe
Kryeministrja serbe Brnabiç i bëri thirrje BE-së që të pranojë pjesën e saj të përgjegjësisë për situatën në Kosovë dhe Metohi. “Për 175 ditë Albin Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe kjo në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti ua privoi serbëve në Kosovë dhe Metohi të drejtat më elementare të njeriut , duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate me shkrim të kotë, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë për këtë. Në të kundërt, motoja e Presidentit Vuçiç dhe Serbisë është e qartë: paqe dhe stabilitet. Po afrohen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, të cilën BE-ja thjesht nuk mund ta zbatojë. Edhe vetë BE-ja e pranon se nuk mund ta detyrojnë Kurtin të krijojë Bashkësinë e Komunave Serbe, shtylla kurrizore e Marrëveshjes së Brukselit. Është e trishtueshme të shohësh që BE-ja nuk e pranon fajin e saj për situatën në të cilën jemi. Prandaj, ju lutem, ndaloni hipokrizinë”, shprehet ndër të tjera Ana Brnabiq.









































