Google search engine
Home Politike Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e...

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

0
220

Pak javë më parë institucionet shqiptare u sulmuan nga hakerat, duke bërë që për disa ditë të bllokohej faqja që ofron shërbimet online për qytetarët e-albania, por edhe disa nga ëebsitet e ministrive, të cilat kishin rënë pre e këtyre sulmeve. “Homeland Justice”, i cili pretendon se qëndron pas hakerimit të e-Albania, ka paralajmëruar se do të bëhen publike materiale me përmbajtje që nxjerrin në pah skandale të qeverisë shqiptare, që lidhen me korrupsionin.  “Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë”, thuhej në paralajmërimin e tyre. Marrja përsipër e sulmit kibernetika ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin tëitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve.  Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Por që prej dy ditësh faqja “Homeland Justice”, po shpërndan me anë të videove dhe fotove disa dokumente që duket se i përkasin  shtetit shqiptar. Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë në Shqipëri plasi skandali i të dhënave personale, i listës së pagave, si dhe targave të makinave. Kjo do të thotë se nëse hakerat mund të kenë arritur të marrin informacione më të detajuara nga ana e institucioneve shqiptare gjatë sulmit kibernetik, atëherë jo vetëm të dhënat personale, por edhe e ardhmja e qytetarëve të vendit mund të pasohet me kërcënime serioze. Shqipëria, është vendi i radhës në rajonin e Ballkanit Perëndimor që sulmohet në këtë mënyrë, pas Kosovës disa muaj më parë dhe shteteve të tjera gjatë viteve të fundit. Sulmet kibernetike, në ditët e sotme, janë një mënyrë që përdoren nga vende jo-mike, për të shkaktuar probleme në funksionimin e sistemeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here