Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

0
172

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu ka deklaruar dje se inceneratori i kryebashkiakut të Tiranës vjedh fondet e BE për bujqësinë. Teksa publikon disa dokumenta në rrjetin social “Facebook”, Balliu shkruan se administratori te Integrated Energy BV SOV që ka marrë me koncension inceneratorin e Tiranës ka kontakton kompaninë e Stella Gugallias, që të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD. Madje Balliu sqaron më tej se pas aplikimit të tij me ndihmën e kompanisë Gugalles që është shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorët, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro. “Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve. Shpjegimi i fakteve; Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE. Personi fizik E.B administrator me të drejtë firme tek Integrated Energy BV SPV që ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës. E.B ka blerë një tokë nga Integrated Energy bv SPV.  Më pas E.B kontakton kompaninë consultting se Partners të Stella Gugallias, që kjo të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD. Fondet IPARD janë grande të pakthyeshme të BE që mbështesin bujqësinë në Shqipëri. Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë Gugalles që është shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorët, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro. E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve. Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt”, shkruan Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here