Gazetari Elton Qyno bën të ditur se 6 miliardë lekë përmes faturave fiktive dyshohet se janë gjeneruar mes dy kompanive koncensionare të inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës.
Sipas gazetarit, nga hetimet e Prokurorisë së kryeqytetit, rezulton se në këtë skandal janë përfshirë 2 kompani.
“Rasti në fjalë është zbuluar nga ndjekja e disa kompanive të tjera, të hapura nga persona të ndryshëm, të cilët prisnin fatura të ndryshme për llogari të këtyre dy kompanive koncesionare.
Bëhet fjalë për fatura tatimore me specifikime punime të ndryshme që kalojnë shifrën prej 6 miliard lekësh.
Çështja penale në fjalë në muajt në vijim pritet të sjellë caktimin e një tjetër mase sigurimi ndaj Klodian Zotos dhe Stela Gugallja që aktualisht janë në kërkim dhe punonjësve të tjerë të këtyre dy kompanive.
Hetimi ka provuar se kompania konnçesionare e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV” sipas faturave të sekuestruara nga prokuroria, rezulton të ketë kryer punime të ndryshme tek inceneratori i Fierit, “Integrated Technology ëaste Treatment”.
Sipas burimeve nga prokuroria faturat jo vetëm që janë fiktive, por kompanitë konçesionare e kanë të ndaluar të kryejnë punime tek kantieret e njëra-tjetrës.
Aq më tepër që kompania fituese e inceneratorit të Tiranës, nuk ka përmbushur ende në terren misionin për ndërtimin e inceneratorit të kryeqytetit.
Prokurori Bledar Valikaj, që ka ndjekur rastin, pak ditë më parë ka shpallur moskopetencën dhe ja ka kaluar çështjen korruptive, për hetim të mëtejshëm, prokurorisë së posaçme SPAK.
I gjithë skenari është përdorur nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja por edhe persona të tjerë, për të përfituar shumë e majme, për disa punime që në terren nuk janë kryer.
Tashmë çështja është në dorën e SPAK dhe domosdoshmërisht kërkohen disa veprime të tjera hetimore.
Kjo është dosja e katër që Prokuroria e Posaçme ka hapur për konçesionin e inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Ndërsa në burg për këto afera kanë shkuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputeti i PS, Alqi Bllako dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.”, bën të ditur gazetari Elton Qyno.


































