Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, është paralajmëruar se Kosova është në rrezik për sigurinë kombëtare. Pak muaj më parë, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Rusia po angazhohet edhe për destabilizmin e Kosovës, duke e përdorur Serbinë si satelit përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe thjesht duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus, që ka destabilizuar vendet e tjera në rajon, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe NATO. Rusia dhe Serbia janë duke u munduar të shkatërrojnë çdo vlerë të Perëndimit, të ndërtuara në këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. SHBA ka dhënë sinjale ditën e djeshme se Kosova do të jetë e mbrojtur nga çdo influencë ruse. Këtë gjë e tregoi takimi i JoeBiden. Një takim i rëndësishëm që tregon shumë se duart e Putinit nuk mund të shtrihen në rajon e veçanërisht në Kosovë.
Detaje nga takimi i djeshëm i Osmanit dhe Kurtit me zyrtarët e SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti udhëtuan të hënën e 25 korrikut drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes energjitike me agjencinë e pavarur amerikane “Millennium Challenge Corporation” (MCC), në bordin e drejtorëve të së cilës është edhe Sekretari Amerikan i Shtetit AnthonyBlinken, me të cilin Osmani dhe Kurti dhe u takuan, si dhe AliceAlbright, vajza e MadeleineAlbright. Gjatë vizitës së tyre në SHBA, Osmani dhe Kurti ishin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me vlerë 236.7 milionë dollarë, e cila duhet të garantojë stabilitetin energjitik të Kosovës, ndërsa zyrtarët kosovarë deklaruan se ky është “investimi më i madh në sektorin energjitik të Kosovë”, dhe në të njëjtën kohë investimi më i madh i vetëm në historinë e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Marrëveshja është nënshkruar në emër të Kosovës nga ministri i Energjisë Artane Rizvanoli dhe në emër të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga drejtoresha ekzekutive e asaj agjencie, AliceAlbright. Osmani dhe Kurti morën pjesë në nënshkrim dhe më pas patën një takim të paraparë në Departamentin e Shtetit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, AnthonyBlinken. Siç ishte paralajmëruar nga zyra e Presidentes së Kosovës, gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja dhe kryeministri i Kosovës do të kenë takime të tjera, por konkretisht nuk është thënë se me kë. Me rastin e vizitës, Osmani ka shkruar në Tëitter me një mesazh se mezi po e pret takimin, i cili do ta forcojë edhe më shumë “miqësinë e hekurt” mes Kosovës dhe SHBA-së. “Ne do të diskutojmë mënyrat për t’i bashkuar dy popujt dhe vendet tona në këtë moment vendimtar për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”, tha Osmani. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) është një agjenci e pavarur e Qeverisë së SHBA që financon projekte në vendet në zhvillim. Fokusi kryesor i kësaj agjencie janë vendet e Afrikës, ndërsa në Ballkan, përveç Kosovës, kanë financuar projekte edhe në Shqipëri. Udhëheqëse e kësaj agjencie është AliceAlbright, vajza e MadeleineAlbright, ish-sekretares amerikane të shtetit, e cila gjatë konfliktit për Kosovën në vitin 1999 avokoi për një operacion të NATO-s kundër Serbisë. Bordi i MCC-së e miratoi këtë investim energjetik në Kosovë më 1 korrik 2022 dhe programi parasheh që Kosova të marrë rezerva energjitike përmes baterive me kapacitet rreth 347 megavat orë dhe do të jetë në funksion të stabilizimit të frekuencave të rrjetit, siç sqarohet nga Ministri i Energjisë së Kosovës, Artane Rizvanoli. Drejtoresha e MCC për Kosovën, SaraOlmsted, më herët tha se zbatimi i programit vjen në një kohë kur bota po përballet me krizë energjetike.
Pse rrezikohet Kosova?
Për më shumë se dy dekada, Kosova ka qenë një çështje që i ka përplasur Perëndimin dhe Rusinë. Gjatë viteve të 90-ta, Rusia hapur ka qenë në mbështetje të Serbisë edhe përkundër faktit që shteti serb ka nisur dhe kryer disa luftëra në Ballkan, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë. Ndërhyrja ushtarake humanitaree NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999 qe çarja më e madhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Që atëherë, Rusia nuk ka reshtur së qeni kundërshtare e zhvillimeve në Kosovë, e sidomos qëkur Kosova shpalli pavarësinë. Bllokimi i çfarëdo iniciative në Këshillin e Sigurimit.








































