Google search engine
Home Aktualitet Bashkia e Tiranës hap garën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Do...

Bashkia e Tiranës hap garën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Do kemi një godinë moderne në Ballkan, koha do na japë të drejtë për prishjen e tij

0
205

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, në të cilën theksoi se puna për ndërtimin e godinës së re moderne do të nisë shumë shpejt. Kryebashkiaku shtoi se për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar është bërë edhe reflektimi i nevojshëm në buxhet, si pasojë e ndryshimit të çmimeve të materialeve të ndërtimit për shkak të luftës në Ukrainë. “Në fund të vitit të kaluar e kaluam projektin në buxhet, por asnjë prej nesh nuk e kishte pritur që në 24 shkurt do të fillonte agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, çka do të sillte një trazim të tregjeve, sidomos të çmimeve të hekurit dhe çelikut. Si element bazë ndërtesat kanë çelikun, hekurin dhe betonin, prandaj e kishim të pamundur të hapnim një garë ndërkombëtare me çmimet e paraluftës ”, deklaroi ai. më tej Veliaj siguroi se Teatri i Ri do të jetë një tjetër sukses në kryeqytet, si Liqeni, Pazari dhe Unaza e Madhe. “Një pjese të atyre që ndihen ende të lënduar për teatrin u kam kërkuar ndjesë, por shpresoj që me kohën – ashtu siç shumë prej njerëzve që protestuan te Liqeni, tani çojnë fëmijët të luajnë aty, apo shumë prej atyre që protestuan tek Astiri, tani shkojnë për dy minuta në shtëpi prej Unazës së Madhe, apo shumë prej atyre që e quanin monument kulture asbestin dhe eternitin te “Pazari i Ri”, sot kalojnë një pjesë të ditës duke bërë pazarin aty, e shumë prej tyre që shanin kullat, sot i nxjerrin në Instagram – pra, me kalimin e kohës edhe kjo pjesë do t’i bashkohet modernizimit dhe do të kuptojnë se nuk kemi prishur një monument kulture, por një ngrehinë prej tallashi, për të cilën u debatua 30 vjet. U kërkoj ndjesë nëse i kemi lënduar, qoftë edhe për mënyrën sesi e prishëm, por nuk bëhej ndryshe. Duhej ta bënim në një moment kur liderët ishin duke gërhitur, se po ta bënim me gjithë militantët e tyre aty, do shkonim në një konfrontim pa sens e do bëheshim gazi i botës. Ishte një nga vendimet më të vështira, por besoj se koha do na japë të drejtë, që pirshim atë godinë prej tallashi”, nënvizoi Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here