Është lënë i lirë 62-vjeçari H. Breshanaj, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg për një vrasje të kryer në 1998 ishte parashkruar.
Breshanja u vu në pranga ditën e djeshme, i cili fshihej në fshatin Vrinë, pasi akuzohej se ka vrarë Nusret Nanajn. Sipas policisë 62-vjeçari më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë shtetasin Nusjet Nanaj.
H. Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Por, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar ndaj 62-vjeçarit , u la në gjendje të lirë.
“Në vijjm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.









































