Ka mbërritur këtë të diel në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamjet ku shihet gjyqtarja Vyshak duke hyrë në GJKKO.
Gjyqtarja shihet nën shoqërinë e policëve duke hyrë në sallën e GJKKO për masën e sigurisë.
Ajo u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.








































