Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Alfred Sali. Sali, me funksion prokuror në Prokurorinë e Vlorës, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 20 korrik.
KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë.
Sipas KPK ka rezultuar se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi.








































