Google search engine
Home Politike Baton Haxhiu plas “bombën”, zbulon kush është shteti që ndikoi në shpalljen...

Baton Haxhiu plas “bombën”, zbulon kush është shteti që ndikoi në shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe: Ata nuk e durojnë dot përçmimin

0
152

Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.

Sipas tij, SHBA-të nuk arritën sukses që të shkëputin elektoratin demokrat nga Berisha pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, në maj të vitit 2021.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket nuk kanë pasur sukses të bindin foltoren dhe foltoret se diçka serioze po ndodh në politikën shqiptare dhe nuk e durojnë ata përçmimin që u bëhet atyre për vendimin që morën.

Me siguri, nuk e kanë gjetur hapësirën evropiane apo të shteteve evropiane mjaftueshëm për ta përkrahur idenë e tyre, për arsye se si koncept shtetet evropiane e kanë të vështirë termin ‘non grata’.

Dhe e kanë gjetur Britaninë sidomos për faktin se ajo është jashtë Komunitetit Evropian. Britania e Madhe është aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një goditje e cila me siguri është kërkuar nga aleati i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sipas Haxhiut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here