30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit. Mësohet se të shoqëruarit janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.
Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.
Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.






































