Pa kaluar ende 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish dje çmimin për naftën dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Nga dje nafta do të shitet me 238 lekë për litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ku çmimi ishte 240 lekë. Ndërsa benzina do të shitet 3 lekë më pak për litër, 218 lekë nga 221 që shitej vetëm 24 orë më parë. Çmimi i gazit vijon të mbetet 81 lekë për litër.“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton bordi”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, ndër të tjera, bordi bënë me dije se të gjitha bizneset e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës janë të detyruara që ta zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në njoftim thuhet se në rast se refuzojnë do të vendoset pezullim aktiviteti.“Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim”, thuhet në njoftim.








































