Konfirmohet lajmi i një marrëdhënie biznesi mes vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe Ana Brnabi?. Tashmë, mediat në Serbi kanë mundur të marrin edhe dëshminë e vëllait të Abazoviç, i cili shpjegon sesi qëndron e vërteta, sipas tij. Mesa duket nga intervista, mjeku është “mërzitur” që mediat janë fokusuar te fakti që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, ndërsa shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres së vendit. Ai thotë se spitali në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera, vijnë si rrjedhojë e punës së tij prej vitesh. “Në maj të këtij viti, një grup mjekësh që bënë emër në mjekësi hapën Spitalin e Përgjithshëm “Biocell spital” në Beogradin e Ri. Institucione të reja, veçanërisht në ndërtesën BIGZ, nuk janë planifikuar”, thotë Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kjo është përgjigja e tij ndaj spekulimeve që janë bërë së fundmi se vëllai i tij ka mundësuar hapjen e një spitali të ri në godinën në fjalë, së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç. “Kur të marr vesh se kush është, mund t’i kërkoj pronarit të ndërtesës BIGZ që të vendosë një tabelë përballë me emrin e spitalit tonë dhe ku ndodhet, që pacientët të mos devijojnë” tha Abazoviç, mjek specialist, për “Danas”. Ai po ashtu thekson se spitali sapo është hapur, do të zgjerohet ndërsa konfirmon po ashtu se pjesë e ekipit është edhe Dr. Gjurgiç si shefe e radiologjisë. Siç raporton, Kurir, ai është shprehur se është prekur nga raportimet e mediave të cilat i akuzon për “sensacionalizëm” duke shtuar se janë “kapur me faktin” që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, kurse shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres në Serbi”.








































