Agjenti Jorge Mendes, ka nisur bisedimet me trajnerin Simeone dhe drejtuesit e Atletikos, gjë që ka acaruar jo pak “galaktikët” e Realit
Merkato që po bën Man?ester Junajtid duket se nuk po e gëzon aq shumë sulmuesin portugez Kristiano Ronaldo, pasi ai dëshiron një skuadër me yje që të ketë mundësinë të fitojë trofe me skuadrën, por edhe në aspektin personal. Një nga shqetësimet e Ronaldos është se Junajtid nuk luan në Champions dhe kjo e penalizon jashtë mase atë, prandaj ai është hedhur në treg për të kërkuar një destinacion të ri, një skuadër që luan në Champions e madje ka pretendime për trofeun e Ligës së Kampioneve. Junajtid nuk ia ofron këtë mundësi për sezonin e ri dhe të gjitha problemet që ka ai me klubin në këtë fazë rrotullohen pikërisht në këtë ?ështje. Në fakt, sikurse raportojnë mediumet sportive britanike, Kristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Man?ester Junajtid, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të luajë në Champions League, kompeticion ku “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të sigurojnë një biletë. Agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes po kontakton klube të ndryshme për t’i ofruar shërbimet e CR7. Bajerni dhe ?elsi refuzuan afrimin e tij, teksa një ofertë e çmendur ka mbërritur nga Arabia Saudite. 37-vjeçarin e pret një ofertë 2-vjeçare me një pagë sezonale prej 125 milionë eurosh, ndërkohë që janë gati 30 milionë euro për Junajtid dhe 20 të tjera për menaxherin e tij. Gjithsesi, Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Europë. ESPN shkruan se Mendes ka kontaktuar edhe Atletiko Madrid! Një rikthimin në La Liga e tundon yllin luzitan, por një kalim tek “armiqtë” e Atletikos do shkaktonte zemërim të madh te tifozët e Realit, aty ku Ronaldo është një legjendë. Ndërkohë, Karlo An?eloti ka zbuluar se Reali i Madridit nuk do të nënshkruajë më me ndonjë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. “Mbretërit” këtë verë ka transferuar dy futbollistë. Antonio Rudiger dhe Aurelien “Tchouameni janë përforcimet e vetme këtë afat kalimtar për skuadrën spanjolle. “Nuk mund të flas për nënshkrime, por tashmë kam thënë se gjithçka ka mbaruar. Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd. Jemi mirë ashtu siç jemi”, deklaroi trajneri italian. Duke u kthyer tek Ronaldo kujtojmë që portugezi e arriti kulminacionin e tij pikërisht me An?elotin, pavarësisht se trofetë më të shumtë i mori me Zidanin sepse tekniku italian u largua. Një rikthim i portugezit tek Reali nuk shihet i mundur, të paktën jo tani për tani, por sikurse shprehen bukur anglezët “never say never”. Kalimi tek Atletiko, rivale e Realit, mund të sillte tension në Madrid, por edhe mund të shtonte adrenalinën, prandaj mbetet opsion serioz.








































