Google search engine
Home Bota Lëvizja e fundit e Vladimir Putinit për të marrë Donbasin

Lëvizja e fundit e Vladimir Putinit për të marrë Donbasin

0
173

Në Donbass , ushtria ruse po përparon nga shumë drejtime. Trupat e Moskës, teknikisht ende në “pauzë operacionale”, kanë shënjestruar Siversk, Kramatorsk dhe Slovyansk. Në orët e fundit, rusët kanë tentuar një ofensivë ndaj Bakhmutit, pa arritur suksesin e shpresuar, si dhe ndaj Donetsk, Mariinka, Krasnohorivka, Avdiivka. Ushtria ukrainase ruan pozicionet e saj dhe i reziston ofensivave të armikut, madje duke përdorur armët më të fundit të marra nga partnerët perëndimorë. Megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Kievin që të përmbajë Rusinë. Moska kreu një sulm tokësor në veriperëndim të Slovyansk: ajo dështoi të merrte kontrollin e Krasnopillya, një vendbanim i vendosur përgjatë autostradës E40 rreth njëzet kilometra larg Slovyansk, por dyshohet se mori në dorë Bohorodychne .  Avdiivka, gjithashtu një qytet aktualisht në duart e ukrainasve, por që ndodhet në veri të Donetsk, i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Lufta këtu sigurisht që nuk shpërtheu më 24 shkurt. Banorët e Avdiivka kanë jetuar për vite nën hijen e luftimeve të zhvilluara midis mbështetësve të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Megjithatë, theksoi New York Times, rreziku me të cilin përballen qytetarët vendas këto ditë, me ushtrinë ruse që grumbullohet jashtë qytetit, mund të jetë i paprecedentë. Në fund të fundit, Avdiivka nuk është thjesht një qytet në vijën e frontit, i cili për tetë vitet e fundit ka thithur më të keqen e një lufte, atë që po zhvillohet në Donbass, e cila nuk është ndërprerë kurrë; sot ajo përfaqëson një pengesë të madhe që pengon Moskën të arrijë qëllimin e saj për të kontrolluar rajonin e Donetskut. Jo vetëm kaq: kjo qendër urbane me pak më shumë se 30 mijë banorë përdoret nga forcat e Kievit si një pikë strategjike për të goditur armiqtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here