Dolën në raportin e SHISH/ Shitën sekrete shtetërore, SPAK nis hetimet për 5 ish zyrtarët e lartë të SHISH dhe policisë! Njëri u ble nga ‘Rezidenti’ në këmbim të bursës për djalin

0
230

SPAK ka nisur hetimet për 4 ish zyrtarë të shërbimeve sekrete dhe një të policisë, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore. Ata janë F. Ymeri, Gj. Koti, B. Abazi, L. Cunaj dhe M. Ferra.

Kontaktuar nga Report Tv për këtë hetim, SPAK thotë se klasifikohet sekret për sigurinë kombëtare dhe s’kanë asnjë koment. Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorit Altin Dumani për t’i marrë të pandehur dhe larguar nga puna. Dyshohet se këta zyrtarë kundrejt pagesave nga shërbimet sekrete të huaja kanë shitur informacion të klasifikuar për vende jo partnere të NATO-s.

Njëri prej ish zyrtarëve doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej se si kishte dhënë informacione të klasifikuara një agjenti të një vendi jo mik ndërsa zyrtari shqiptar u josh me një bursë për djalin. SHISH ka arritur që të përgjojë disa nga këto takime mes të dyve dhe ka mbajtur nën vëzhgim spiunin me nofkën ‘Çelësi’, duke studiuar çdo lëvizje që ai ka kryer në vendin tonë.

Spiuni u zbulua për shkak të dyshimeve se ai frekuentonte kabinat publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here