“Ai është peshkaqen!”/ Personazhi i njohur i krimit fut në sherr Klodiana Lalën me Artan Hoxhën, gazetari plas paralajmërimin e fortë: Po ndjekin një fantazmë…(REPLIKAT)

0
236

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas denoncimit që bëri sot në rrjetet sociale kolegia e tij Klodiana Lala në lidhje me shqiptarin e shumëkërkuar, Altin Drimadha.

Lala bënte të ditur se Altin Drimadha nuk ekziston fare në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri, duke hedhur dyshimet se ka ndërruar identitet.

Hoxha shkruan se se kush është Altin Drimadhes e dinë të gjithë, por tashmë detyrë e organeve të policisë është që të gjejnë pas cilit identitet po kamuflohet ai.

“Kur me 26 qershor 2014 gjate nje operacioni antidroge ne Guajaquil te Ekuadorit u godit nje organizate kriminale e trafikut te kokaines dhe u kapen 249 kg kokaine, me te arrestuareve nga Amerika Latine, nga Ekuadori, Kili etj ishin dhe dy shtetas me pasaporte europiane. I pari ishte nje shtetas kilen i cili kishte ne perdorim pasaporten e pensionisti shqiptar nga fshati Velçe i Vlores, qe nuk kishte kishte qene kurre ne ameriken Latine, madje ne momentin e operacionit ishte duke punuar ne vreshtat e tij ne Lumin e Vlores. Interpolit ju deshen afro dy muaj te verifikonte cili ishte identiteti i vertete i kilianit, i cili edhe pse perdorte emrin e pensionistit nga Vlora ishte arrestuar ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit.

Ne te njejten operacion, me emrin e koduar “Ballance” me 26 qershor 2014, autoritetet ekuadoriane njoftuan interpolin se kishin arrestuar dhe nje shtetas shqiptar me pasaporten, Lulezim Murataj.

Nga verifikimi i Interpolit shtetasi shqiptar i identifikuar si Lulzim Murataj, lindur ne Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478, i kapur ne Ekuador, dyshohej se po perdorte nje identitet te rreme edhe pse pasaporta shqiptare e tij ishte e rregullt dhe e leshuar nga kompania Aleat.

Ne fakt Lulzim Murataj i vertete, nga Vlora, ndodhej i arrestuar ne Angli dhe nuk kishte mundesi te ndodhej ne Ekuador.

Pas 25 ditesh zyra e Interpol Quito ne Ekuador mori njoftimin se personi i kapur ne Guajaquil ishte shtetasi grek Dioniso Poulos. Dhe vetem pas 44 ditesh interpoli beri perputhjen e shenjeave te gishtave te shtetasit te arrestuar me 26 qershor 2014.

Dhe pas ketij verifikimi rezultoi me ne fund se gjate operacionit “Ballance” ne Guajaquil ne menyre surprize, policia e Ekuadorit kishte arrestuar nje nga 10 personat me te kerkuar te Interpolit ne Europe.

Me date 8 gusht 2014 policia e Ekuadorit deklaroi publikisht se kishte arrestuar shtetasin shqiptar nga fshati Velçe i Vlores, Gramoz (Dritan) Rexhepi.

Por gjate ketyre 44 diteve edhe pse mes zyrtareve te policise te disa shteteve apo zyrave te interpolit ne disa kryeqytete te botes qarkullonin emra te ndryshem, personi i arrestuar ishte pikerisht Gramoz Rexhepi.

Keshtu qe nese nuk e gjen ne motorrat e kerkimit ne Google, Yahoo etj, te dhena per nje identitet te caktuar, apo dhe ne rregjistrin e gjendjes civile te Shqiperise, kjo nuk dote te thote qe personi nuk egziston, dhe se ai eshte nje fantazem…

Per Gramoz Rexhepin, nje nga 10 me te kerkuarit e Interpolit u deshen 44 dite per ta konfirmuar qe ishte personi i arrestuar, ne rastin konkret mbase mund te duhen dhe me shume, mbase me pak, por ata qe duhet ta dine se kush eshte A.D. besoj e dine mire edhe nese nuk e gjen dot ne rregjistrin e gjendjes civile, sepse gazetaria eshte nje profesion qe ka egzistuar edhe para google, Yahoo etj…”, shkruan Hoxha.

Pas këtij komenti të Hoxhës ka ardhur menjëherë reagimi epik i gazetares Klodiana Lala.

“Paske shkruar aq shume sa po pertok me e lexu Ceshtja eshte emrin e kujt pensionisti ka marre ky Altini?”, i përgjigjet Lala.

“Klodiana Lala kur te jemi ne emisionin e radhes besoj publiku do jete me i qarte…

Por kjo nuk do te thote qe nuk egziston dhe se DEA Amerikane dhe Policia Federale Braziliane po ndjekin nje fantazem qe iu kapen 1 ton kokaine ne dy kontinente dhe nuk egziston”, shkruqan më tej Hoxha.

“Nuk tha njeri qe nuk ekziston. Thashe ky identitet nuk ekziston. Ai eshte peshkaqen sipas meje, por duhet te gjejme cili prej tyre eshte, jo me identitetin e rreme. Kaq. Thjeshte, bukur, paster e pa gabime.

Policia ka nje database me te dhena dhe le ta gjeje, me shenja gishtash, ne foto etj etj etj”, i përgjigjet sërish Lala.

“Klodiana Lala ne kete vend ku eshte vjedhur, zhdukur, fallsifikuar 90% e rregjistrit te pronave ti pret te gjesh te dhena per ata qe transportojne kokaine me tone nga Amerika Latine ne kartoteken e policise

Mos bej gallate Klodi se eshte 40 grade temperatura jashte…”, i përgjigjet Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here