Google search engine
Home Politike Erinda Ballancës i përfundoi mandati në maj, zbardhen kandidaturat për Avokatin e...

Erinda Ballancës i përfundoi mandati në maj, zbardhen kandidaturat për Avokatin e ri të Popullit, ja kush është emri i preferuar i PS

0
360

Pas institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Partia Socialiste duket se do të marrë edhe kontrollin Avokatit të Popullit. Edhe pse kryeministri Edi Rama premtoi pak kohë më parë se emrin e pasuesit të Ilir Metës dhe Erinda Ballancës në krye të Avokatit të Popullit do të preferonte ta zgjidhte nga radhët e opozitës, nuk ka ndodhur aspak kështu. Mësohet se për drejtimin e këtij institucioni kanë shprehur interes dhe duke dorëzuar edhe dosjet 14 persona, teksa gazeta ka mësuar se Ilir Rusmaili, është kandidati i preferuar i mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama për të pasur Erinda Ballancën në krye të Avokatit të Popullit. Ilir Rusmali, ka qenë ish- ministër drejtësie në qeverinë e PD dhe kryetari Komisionit të Ligjeve si përfaqësues i Partisë Demokratike, ndërkohë që sot që flasim është anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mirëpo nisur nga interesi i madh që ka ky institucion, për shkak se janë shumë kandidatë që e lakmojnë atë, mësohet se socialistët do të mbështesin Ilir Rusmalin.

Ja kush janë emrat kandidatë për postin e avokatit të popullit

Përveç zgjedhjes së presidentit të ri, Kuvendi është duke zhvilluar edhe një tjetër proces, që është zgjedhja e avokatit të ri të popullit me një mandat 5-vjeçar. Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë si avokate e popullit garon për një mandate të dytë. Bledar Dervishaj Këshilltar Ligjor i Presidentit Ilir Meta i cili udhëhoqi mbrojtjen e shefit të tij në Gjykatën Kushtuese, është një tjetër aplikant për këtë post. Kanë paraqitur kandidaturën edhe ish-zëvendës Ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, ish-drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë Evis Fico, Kreu i Dhomës shqiptare të Ndërmjetësimit Drita Avdyli, Komisioner pranë Avokatit të Popullit Ermir Kapedani, zëvendës Rektor i “Tirana Business University” Endri Papajorgji, po ashtu edhe Jordan Daci Avokat, Altin Goxhaj Avokat, Boriana Nikolla juriste bashkë me juristen tjetër Olta Aliaj. Edhe psikologia Jorida Rustemi ka shprehur ambicien për tu vendosur në krye të institucionit të avokatit të popullit. Ndërkohë, zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe është një votim i vetëm në Parlament. Kjo do të thotë se pas dialogut presidencial me kreun e komanduar në krye të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, socialistëve do ti duhet që të dakordësohen për avokatin e popullit. Kujtojmë se, kryeministri Edi Rama se edhe opozita duhet që të sjell propozime për avokatin e popullit.“Duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit, kështu që u takon atyre të na sjellin propozimet për Avokatin e Popullit apo Avokaten e Popullit, opozitës kur them opozitës të jem shumë i qartë që e përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non-gratan e madhe dhe shpurën e tij”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here