Pas eksperimentit hetimor nga Prokuroria e Elbasanit janë zgjeruar hetimet lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Burimet për AbcNeës bëjnë me dije se dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, me 21 prill të vitit 2021.
Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazment Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan.