Duke folur për denoncimet se grupi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit është kthyer në shërbëtorë të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, duke lejuar dy personazhet të dalin dhe drekojnë për orë të tëra në restorante me elementë kriminalë, gazetarja Anduena Llabani deklaroi se informacionet ishin në kuadër të një informacioni sekret, ku pas marrjes së tij, janë bërë verifikime por nuk rezulton të ketë një procedim.
Sipas saj, nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe është duke u diskutuar që dy të pandehurit Alqi Bllako dhe Lefter Koka të lëvizen nga ato qeli burgu për të shmangur çdo aludim dhe përshtypje të gabuar.
“Ajo që ka ndodhur është se ka a pasur masa disiplinore për disa gardianë. Ka pasur kërkesë që një informacion i tillë të mbetet e paverifikuar, SPAK ka mbyllur gojën.
Por deri tani në SPAK nuk flitet që njerëz të policisë të kenë shkuar në burg dhe kenë të tërhequr pamjet filmike. Përballë fakteve askush nuk mundtë mbyllë sot.
Pamjet filmike nuk u bënë publike dhe na u servirën vetëm foto të punonjësve që drekojnë etj., etj.
Dimë se kemi shumë pak material nëse ekziston apo jo, por s’kemi asgjë në dorë dhe kur kemi shkuar tek këta individë na kanë thënë se janë në presion dhe s’mund të na japin informacion sepse rrezikojnë”, tha gazetarja.
































