Ervin Karamuço, pedagogu i kriminalistikës ka folur lidhur me denoncimet se grupi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit është kthyer në shërbëtorë të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, duke lejuar dy personazhet të dalin dhe drekojnë për orë të tëra në restorante me elementë kriminalë.
Lidhur me këta të dënuar, ai i quajti pako, për të cilët ka procedurë të jashtëzakonshme shënohet dhe në dush kur shkon dhe gjithë shërbimit 8 orarësh që ka gjithë personeli i sigurisë.
Të mendohet të kaloj 4 filtra, dy të sigurisë së brendshme dhe dy të jashtme, është shumë e vështirë. Janë disa kamera, ka dhe të fshehta, jo të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve e dinë.
Nuk e dinë ku janë kamera, janë në përdorim nga ana e SHKB së Burgjeve dhe që s’i di vetë burgu. Janë kamera që filmojnë gjëra të sigurisë në institucion.
Çdo pamje filmike e burgjeve në Republikën e Shqipërisë, monitorohet dhe vjen në sistem qendror. Në çdo moment Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, shtyp komandën dhe i del çdo ambient.
Këto aludimet kanë dalë hëngri drekë, hëngri darkë, do verifikuar se ka një barrierë aq të madhe për ta bërë këtë aq të lehtë, jo deri marrja e lirisë së përkohshme për qëllime luksi.
Po të kishin dalë këta do kishte procedime. Masa disiplinore është pse s’kanë qenë në vendin e punës.