Berisha-Meta vizitë misterioze në Azerbajxhan, çfarë po kurdisin dyshja më e rrezikuar nga SPAK në një vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë?

0
216

Vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të diskredituar publikisht dhe ndëshkuar të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar shqiptarë, duke se ka trembur presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit dhe Kreu aktual i Shtetit i kanë shpallur “luftë” të hapur Uashingtonit, ndërkohë që targeti i sulmeve të tyre, ka qenë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Mirëpo pavarësisht kësaj strategjie dhe ofensive të nisur nga binomi Meta-Berisha, amerikanët janë shfaqur stoik dhe jovetëm që kanë marrë në mbrojtje ambasadoren Kim, por janë shprehur qartë se diplomatja flet në emër të administratës së presidentit Joe Biden dhe se ata nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me politikanë të korruptuar, sikundër është në rastin konkret Sali Berisha. Për këtë arsye, presidenti në ikje dhe ish-kryeministri kanë udhëtuar dje në Azerbajxhan, ku kanë marrë pjesë në Forumin Global të Bakusë. Vizata e tyre vjen në kushtet kur atyre iu kanë mbyllur dyert të gjithë, çka do të thotë se dyshja Berisha-Meta tashmë ka nisur të kërkojnë aleanca të reja, sikundër është Azerbajxhan, vend që kanë shumë lidhje të forta. Si Meta, ashtu dhe Berisha janë përfolur se janë përfshirë në afera të ndryshme korruptive dhe jovetëm, me biznesmenë dhe politikanë azerë, sikundër është rasti i gazsjellësit TAP apo privativi i ARMOS-s, fabrikë kjo që sot që flasim është nxjerrë në shitje për skrap. Meta kur ka qenë ministër i Ekonomisë, firmosi privatizimin e ARMO-s që nga biznesmeni Rezart Taçi, iu shit oligarkëve nga Azerbajxhan. Po ashtu, edhe Berisha ka hedhur firmën kur ishte kryeministër për TAP, kopani kjo azer. Kështu që në kushtet kur perëndimi iu ka shpallur bllokadë, Meta dhe Berisha i kanë kthyer sytë nga vendet e Lindjes, sikundër është Azerbajxhan që drejtohet nga Presidenti i Azerbajxhanit, ?lham Aliyev, një mik i tyre dhe një vend kufi me Rusinë.

Berisha-Meta kërkojnë “Azil” në Azerbajxhan

Por të kthesh sytë nga Lindja, në një kohë që Perëndim të ka vënë përpara, është një zgjidhje e mirëmenduar. Të paktën kjo formulë vlen për dyshen Berisha-Meta, të cilët në kushtet kur iu kërcënohet liria, për shkak se akuzohen se janë të korruptuar, po shohin si mundësi për të marrë “azil” në një vend që është miqësor me ta, sikundër është Azerbajxhani. Gazeta ka mësuar se vendi lindor Azerbajxhan, nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe duket se ky detaj ka detyruar Metën dhe Berishën që të nxitojnë e të shkojnë atje, për të përgatitur terrenin, që në rast se drejtësia në Shqipëri (SPAK) me ndihmën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian i kërcënon, ata e kanë shumë të lehtë të shkojnë e jetojnë atje, ose edhe në Rusi, me të cilën gjithashtu kanë një lidhje të fortë. Pra, Meta dhe Berisha me udhëtimin në Baku, përveçse morën pjesë në një konferencë anonime, ku mund të shkonte kushdo, madje edhe  jë qytetar i thjeshtë, po hedhin edhe piketat e së ardhmes së tyre, që në rast se do të vendosen nën presion, të shkojnë e të jetojnë atje dhe madje si azilant politik, njësoj sikundër bëri vëllai i tyre siamezë, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, që mori azil në Hungari, ndërkohë që drejtësia maqedonase e dënoi ata me disa burgime. Thënë troç, presidenti në ikje Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të njohur ndryshe si antiamerikanët e “Foltore”-LSI, i kanë kthyer sytë nga vendet e Lindjes, në mënyrë që të gjejnë qetësi dhe t’i shpëtojnë burgu, pasi shumica e vendeve në fjalë nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, sikundër është Azerbajxhani.

Disa nga akuzat e Metës dhe Berishës ndaj amerikanëve

Kohët e fundit presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta në adresë të amerikanëve, sikundër është deklarata që nëse do të vendosin për ta vrarë, është më mirë ta ekzekutojnë me raketa në Malin me Gropa. Por një deklaratë edhe më të fortë, Meta e ka bërë muajin që shkoi. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Meta bëri një paralajmërim të fortë në adresë të amerikanate, duke ua bërë të qartë se do t’i presë me pushkë në dorë si pushtues. “E vetmja gjë që nuk më shqetëson është kjo që thoni ju. E dyta, kam vetëm një raport të shenjtë me Shqipërinë. E treta, partnerët që sillen si partnerë, i respektoj, kur sillen si pushtues, do ti trajtoj si pushtues. E katërta, kam lindur në male dhe kjo më ndihmon që të mos e njoh fare frikën. Ata që lindin nëpër male, jetojnë me ujqër dhe çakej. Mësohen që fëmijë”, nënvizoi Meta. Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha iu ka shpallur luftë amerikanëve ku target i sulmeve të tij është ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, të cilën prej një viti e akuzon shumë fort. Së fundmi Berisha, ka akuzuar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA që të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset  gjyqësore në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here