Google search engine
Home Politike Gati të hapet “Kutia e Pandorës”, kush është politikani i njohur shqiptar...

Gati të hapet “Kutia e Pandorës”, kush është politikani i njohur shqiptar që i janë sekuestruar 400 milonë paund në Londër?

0
244

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duhet të fillojnë të dridhen.  Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin reprezaljen në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit, por kushdo që ka dërguar aty paratë ka marrë fund. Burime për Gazetën “Sot” kanë zbuluar se në “Kutinë e Pandorës” që pritet të hapet në ditët në vijim nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur në Shqipëri, të cilit i kanë piketuar pasuri marramendëse, e së shpejti do të bllokohen dhe do të zbardhen të gjitha gjurmët e tij në paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë në Shqipëri janë përpjekur të tregohen të zgjuar duke pastruar para nëpërmjet personave të tjerë të rrethit të tyre familjar, por britanikëve nuk do të mund t’ua hedhin dot, pasi politikani shqiptar është kapur “mat” duke përdorur skemën e sipërpërmendur, duke përdorur njerëzit e tij më të ngushtë për t’ju fshehur drejtësisë. Investimet e tij në Londër, kanë rënë në sy dhe në kuadër të hetimeve të thelluara në ditët në vijim, pritet që të gjithë pasurinë prej 400 milonë paundësh t’ia vënë nën sekuestro. Dihet që shumë grupe kriminale shqiptare operojnë në Londër dhe atje pastrojnë para, por ka dhe personazhe të njohur nga Shqipëria që kanë depozituar atje shuma të mëdha. Midis autoriteteve shqiptare dhe britanike në vijim do ketë një bashkëpunim konkret, ku do ketë ndihmë dhe pajisje për të goditur krimin e organizuar dhe për të luftuar pastrimin e parave. Pritet që britanikët të sjellin në vendin tonë dosjet me informacione për politikanët. Shumë prej llogarive janë interceptuar, por plani është që me presionin e Perëndimit për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si kusht kryesor për futjen në Bashkimin Evropian, SPAK me informacionin në tryezë do të nisë goditjet në nivele të larta. Në këtë mënyrë FBI, Interpol, Europol dhe vende si Gjermania, Britania, Italia, etj, do japin ndihmë që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por duket se te ne do ndiqet shembulli kroat. Te të korruptuarit do shkohet përmes parave. Drejtoria e Pastrimit të Parave ka zbuluar me dhjetra llogari të dyshimta jashtë vendit dhe me asistencën e partnerëve këto para do gjurmohen për të shkuar te pronarët e tyre.

Londra pritet të tronditë pushtetarët shqiptarë

Sinjalet nga Londra u dhanë që në muajin nëntor 2018, ku mbërriti në Tiranë një delegacion britanik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e parave të pista. Delegacioni drejtohej në atë periudhë nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Në fokus të bisedës së tyre ishte pikërisht gjetja e llogarive me para të pista në Londër dhe bashkëpunimi me autoritetet. Mesa duket, hetimet në Londër kanë dhënë rezultat. Autoritetet shqiptare kanë marrë asistencë nga Neë Scotland Yard për pastrimin e parave. Bëhet fjalë për agjencinë më të madhe britanike, e cila ka në fokus vetëm pastrimin e parave. Ekspertët kanë zhvilluar trajnime dhe japin asistencë konkrete në vendin tonë, si për zbulimin e parave të korrupsionit, ashtu dhe për paratë e bosëve të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here