“S’ka gjyqtarë! Disa ende në proces vettingu, të tjerët nuk aplikojnë”, kryetarja e KLGJ-së ngre alarmin: Në këto 2 qytete nuk ka aplikuar asnjë!

0
187

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është ndalur sërish tek harta e re gjyqësore duke thënë se shqetësimi i tyre është se nuk kanë prurje dhe procesi i vettingut. Në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk aplikojnë gjyqtarë në Gjykatat e Apelit përveç asaj të Tiranës.

Teksa ka pasur shumë kritika nga avokatët për shkrirjen e gjykatave të Apelit nga 6 në 1 në të gjithë Shqipërinë, Llagami shpjegon situatat kur kanë hapur procedurat në Shkodër dhe Korçë dhe nuk ka aplikuar asnjë.

“Tek harta gjyqësore kemi parë mundësinë e vakancave dhe riorganzimin e dekretit aktual për numrin total. Kemi një cështje nga Strasburgu për zgjatjen e rekursit në Gjykatën e Lartë. Kjo nuk është situatë normale, po përpiqemi maksimalisht, ka vonesa për procedura që po aplikohen për herë të parë si vettingu. Ne kemi shqetësim se s’kemi prurje. Nuk aplikojnë gjyqtarë, përveç Apelit Tiranë se nuk marrin riskun të përfshihen në procedura se kemi standardin që po nuk kalove vettingun me formë të prerë, nuk fillon procesi i vlerësimit.

E dyta nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor”, tha Llagami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here