Shtohen telashet për Berishën, presidenti Biden zgjat pa afat urdhrin ekzekutiv të sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, të korruptuarit dhe minuesit e demokracisë në ankth

0
223

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendimin të zgjerojë masat e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë edhe më shumë telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe ankth e tmerr për shumë zyrtarë të lartë të fuqishëm, pasi “lista e zezë” e SHBA nuk do të ndalet vetëm tek “Non Grata”. Në “shënjestër” nga amerikanët janë edhe pasuritë. Qershorin e vitit të kaluar, Biden firmosi urdhrin ekzekutiv në të cilin tregoheshin sanksione shtesë, duke përfshirë goditjen e personave që kërcënojnë paqen sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zonë ose shteti në Ballkanin Perëndimor, si dhe shënjestrimin e atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë ose që janë të përfshirë direkt ose tërthorazi në abuzimin e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u zgjeruan kriteret duke përfshirë aty edhe sfidat si korrupsioni dhe veprimtaritë e tjera që pengojnë institucionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin. Në skanerin e qeverisë amerikane për këtë çështje përfunduan edhe politikanë, zyrtarë e biznesmenëve shqiptarë, ndër të cilët rasti më i bujshëm është ai i Sali Berishës, të shpallur non grata nga SHBA së bashku me familjen e tij me arsyetimin e veprave të korrupsionit që minojnë demokracinë në Shqipëri.

“Shtëpia e Bardhë” jep detajet

Një njoftim i Shtëpisë së Bardhë sqaron se urdhri ekzekutiv i datës 8 qershor 2021 do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe përtej datës 26 qershor 2022. “Në përputhje me këtë dispozitë, i kam dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin e bashkangjitur do të zgjatet përtej 26 qershorit të këtij viti. Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet obstruksionist, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, që pengojnë progresin drejt një qeverisje demokratike dhe efektive dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, nënvizohen në këto Urdhra Ekzekutiv, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, unë kam vendosur që është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendimin e Joe Biden. Gjithashtu sjellim në vëmendje se SHBA do të bllokojë pasuritë e cilitdo personi që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në rajonin tonë, përfshirë edhe zyrtarët shqiptarë. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA. Sipas dekretit presidencial do të përfshihen edhe personat të cilët janë të lidhur me korrupsionin dhe do të ketë efekt mbi ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë përdorur asetet publike për të përfituar personalisht apo për qëllime politike.

Kim: Urdhri i presidentin Biden do të thotë bllokim prone

Ndërkohë para disa muajsh edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. “Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cenim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe aleatëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre”, deklaroi mes të tjerash ambasadorja Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here