Presidentin Ilir Meta duket se do ta presin shumë telashe, sidomos me amerikanët, pasi të zhvishet nga kostumi i Kreut të Shtetit në fund të muajit që vjen. Paralajmërimin e ka bërë ditën e djeshme drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetar i njohur Robert Papa, i cili teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, zbuloi FBI po mbledh prova dhe fakte për të fundosur Ilir Metën, duke lënë të nënkuptohet se edhe ky i fundit do të ketë fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pra duke u shpallur “non grata”. Madje, zoti Papa ndërsa komentoi vizitën e Metës gjatë kësaj jave në SHBA, të cilën e cilësoi si gjysëm private, për sa kohë që presidentin në ikje nuk e priti në takim asnjë zyrtar i lartë në Uashington. Po ashtu, mes kritikave e dhe ironisë therëse, autori i emisionit “Fokus”, deklaroi se ka rënë sistemi i vlerave edhe tek dekoratat që jepen nga Meta, i cili sipas tij, s’la qytetarë pa e bërë dhe dekoruar “Nderi i Kombit”. “Vizita është në Neë York, nëse nuk takon ndonjë zyrtar është si një vizitë gjysëm private. Zotëria është president në ikje. 40 dekorata do marrë me vete. Nuk di ndonjë president tjetër të veprojë kështu. Më dinjitozi në ardhjet në Amerikë ka qenë Berisha, ka shkuar dy herë në Shtëpinë e Bardhë. Metën e kanë injoruar në vazhdimësi çdo zyrtar i mesëm dhe i lartë amerikan që ka ardhur në Shqipëri . Është qesharake dhënia e dekoratave. Si mund të pranosh dekoratë nga dikush që akuzat i ka më të mëdha se Rama deh të tjerë. Ka njerëz që janë thirrur nga FBI të japin informacion për Metën që do ketë probleme pas largimit. Nuk është vetëm Meta, por edhe Nishani. Ç’është kjo mani. Nderi i Kombit dy-tre veta mund të ketë Shqipëria. Ka rënë sistemi i vlerave edhe tek dekorata, shpresoj që Presidenti i Ri të jetë ndryshe”, deklaroi ai. Kujtojmë se 3 vitet e fundit presidenti Ilir Meta i sfidoi hapur amerikanët, ndërkohë që paralelisht sulmoi dhe hodhi akuza të forta në adresë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, më të cilën gjatë këtij muaji ka treguar se po i përmirëson raportet, pas lajthitjes që Kreu i Shtetit në ikje konsumoi kundër SHBA-ve.
Papa komenton deklaratën e ambasadores Kim për korrupsionin
Më tej drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetar i njohur Robert Papa, komentoi edhe deklaratën e bërë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë konferencës “Antikorrupsion” dy ditë më parë. Gazetari Papa shfaqi kritika për retorikën dhe qasjen që ndjek amësorja Kim, ndërkohë që theksoi se sipas tij, në Shqipëri ka korrupsion. “Zonjushës do i thoja që këtë stil folje ta kishte edhe për Foltoren që ndërhyn aq shumë. Ne do donin që te korrupsioni të ndërhyje dhe të na ndihmojë. Ka një mospërputhje me fjalët e Kim në një mjedis të madh, ku shumica është e akuzuar për korrupsion, ndërkohë shqiptarët kanë ndjekur dhe raportin e DASH që e nxin situatën. Do i sqaroj shqiptarët që DASH ka 25 mijë punonjës, zonjusha është e departamentit për drejtorinë e Evropës. Do të ishte mirë që të na tregojnë që kanë komunikim, Disa herë kam parë që raporti ka qenë copy paste. Nuk diskutohet që ka korrupsion në Shqipëri, ka edhe në Amerikë. Në Amerikë dënohesh”, u shpreh ai.
Papa: ‘Kandili’ i Ramës po tretet, sulmet ndaj ambasadores Kim të turpshme
Më herët gazetari Papa, ka komentuar edhe sulmet dhe kunjat e kryeministrit Edi Rama në adresë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. “Edi Rama e ka kuptuar se ka mbaruar toleranca amerikane ndaj tij. Raportet e fundit për trafiqet, dënimi i Tahirit, të cilin ja çoi në tavolinë Obamës si dhe flirtimet e tij me autokratët e rajonit si dhe dosjet e tij të hershme këtu, tregon se amerikanët kanë nisur të kërkojnë një ndryshim edhe te ne. Amerikanët janë penduar sepse e shikojnë si një Lukashenko të ri. Makutëria dhe babëzia e çiftit Rama, ka rënë nën radarët e FBI, pa diskutim. Shkodranët thonë: “T’u rrit mendja”. Kjo ndodhi me Edvinin. Nuk ka shans që dikush që urinonin prej muajsh pa vetëdije ta mbrojë më. Shoh nuk ka më fuqi të ndikojë, sidomos në kohë lufte. Me Ambasadoren Kim ka bërë një gafë dhe do ta paguajë. Kim ka qene shefe e kabinetit të Blinkenit dhe pas asaj deklarate të Ramës, jam i sigurt që kabllogramet e saj ndaj tij do jenë më të ashpra se ndaj Sali Berishës, të cilin e sulmoi që ta bënte më të lehtë sundimin e Edi Ramës. Kandili i Ramës po tretet. Lajm shumë i mirë për gjithë shqiptarët. Ndihemi me turp dhe të turpëruar që kemi një kryeministër si ai. Realisht”, deklaroi pak ditë më parë për gazetën “SOT” gazetari Robert Papa.