Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka bërë ripaketim dhe jo rithemelim të kësaj force politike
I ftuar në emisionin “Now”, Kadilli u shpreh se në strukturat e reja të kësaj force politike u zgjodhën persona të cilët kanë qenë më përpara në ato pozicione.
“Produkti i Kuvendit të datës 30 prillit ishte ajo Kryesi dhe ajo trupë politike që zgjodhi për të drejtuar partinë, nga e cila ti nuk sheh asgjë të re. Ky nuk është rithemelim, por është ripaketim”, deklaroi Kadilli.
Sipas tij, Partia Demokratike është në ngërç dhe Berisha nuk mund të deklarojë se mbështetet vetëm te vota e shqiptarëve.
Kadilli nënvizoi se PD-ja është parti pro-perëndimore dhe duhet të ruajë raporte të mira me aleatët perëndimorë.






































