Erion Hasanbelliu u qëllua në Belgjikë me gjashtë plumba. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit.
43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli , pranë De Brouckèreplein në qendër.
Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën mjekësore. Po ashtu hyrja e hotelit është rrethuar nga policisë.
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. VIDEO
Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin dy burra, njëri prej tyre treguan ata qëlloi tjetrin disa herë dhe u largua në një rrugë kryesore në të majtë të hotelit.
“Ai ishte tullac dhe trupmadh”.
Gjithashtu oficerë të policisë kanë treguar se në këtë lagje , ka shpesh trazira.