“Çfarë e lidh atë me klanet e drogës?”/ Evi Kokalari plas ‘bombën’ e radhës për Belind Këlliçin, ‘thumbon’ ashpër edhe Bleona Qeretin: Thotë që do bëhet kryetar i PD-së!

0
193

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka vijuar sulmin e saj ndaj deputetit demokrat Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se prej muajsh Këllçi po flet në rrethin e tij të afërt se do të bëhet kryetar i PD-së. Jo vetëm kaq, por Kokalari hedh dyshime të forta për lidhje të tij me klanet e drogës.

Postimi i plotë:

Këto sulmet masive të Belind Këlliçit nëpërmjet portaleve mediokër, në bashkëpunim të ngushtë me Gary Kokalarin dhe Bleona Qerretin, thjeshtë tregojnë dëshpërim të thellë.

Po, po! Shumicën e artikujve të fundit kundër meje i ka shkruar G. Kokalari, që në lojë e ka sjellë pikërisht Belindi.

Sa për info – Belindi e di mirë si po e lufton Gary Berishën, por pak rëndësi ka dhe kjo për të.

Me që ra fjala Belindi e propozoi Bleonën për Këshill Kombëtar sepse imazhi i saj nuk ju duk aspak problematik për një parti të djathtë. Në fakt ai s’donte të djathtën se Bleonën e ka shoqe.

Tashti djali është për herë të dytë brënda muajit në Amerikë dhe muajin tjetër mund të jetë prapë në DC. Duke patur parasysh që bileta për në Amerikë kushton më shumë se rroga mujore e tij, pyetja lind si i paguan Belindi këto udhëtime?

Po atë 1 million euro që mblodhi vjet  gjatë fushatës duke thënë që do bëhej Ministër i Brënshëm çfarë e bëri? Më thonë se shumica e fondeve në atë kohë u paguan nga firma e bananeve që u kap në Durrës duke trafikuar drogë. Bën mirë të na thotë nëse kjo është e vërtet dhe nese po, çfarë e lidh atë me klanet e drogës?

Gjithashtu, ka mbledhur gjë para këto 6 muajt e fundit duke i thënë njerëzve që do bëhej kryetar i PDse, sepse familja dhe miqtë e tij kanë që në Dhjetor që ju thonin njerëzve me mburrje që do bëhej kryetar. Miku tij i fëmijërise ma ka thënë mua personalisht. Pra, Belind Këlliçi numëronte ditët e Berishës në parti.

Këto kohët e fundit, çdo post në median sociale e ka mbi gropat e Tiranës se helbete, karriera është më lukrative në Bashki dhe si e tillë, ka vendosur të hedh kandidaturën për Kryetar Bashkie.

Shumë mirë, lëreni të na bëj prapë dëm e ta humbim Tiranën, se në fakt Veliaj rrezik këtë do si kundërshtar se nuk e ka problem në zgjedhje. Ama, ju garantoj që Belindi do mbledh plotë fonde për këtë fushatë, mendoj disa milliona.

Kur do nxjerri qeveria ligje mbi transparencën e fondeve të fushatave elektorale? E gjithë bota ka rregulla mbi mbledhjen e fondeve dhe shpërdorimi i tyre për arsye personale penalizohet.

Tashti dua t’ju them, që mbas zgjedhjeve për nenkryetar partie ku ai humbi sepse u votëbesua vetëm nga 30% e Këshillit, Belindi ka filluar të tregoj ngjyrat e tij të vërteta, duke bërë gjëra që po vërtetojnë pikërisht atë që kam ditur gjithë kohës – ky njëri është një Bashë e dytë me ambicje për pushtet dhe para. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk del dot akoma nga llumi i korrupsionit mafjoz. Edhe Belindi fatkeqësisht mbetet pjesë e atij llumi.

Nejse, sulmet ti vazhdoj nëpërmjet portale pa asnjë lexueshmëri, por kam marrë sulme më të rënda se kaq dhe nuk e kam problem. Mua nuk më ndalojnë, madje më shumë më sulmon, më shumë do ta ekspozoj me fakte.

Sa për Gary Kokalarin dhe artikujt e tij anonim, pak rëndësi ka. Ai ka talent të veçant në deformimin e fakteve gjë që e ka bërë dhe me Sali Berishën dhe të birin.  Po ky Fundo pse po ngatërrohet me këtë situatë? E ka dhe ky me familjen Berisha?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here