Google search engine
Home Aktualitet SPAK “zbarkon” për herë të dytë në shtëpinë e mjekut Edvin Prifti,...

SPAK “zbarkon” për herë të dytë në shtëpinë e mjekut Edvin Prifti, dyshohet se ishte pikë kontakti për…

0
162

Burimet për mediat bëjnë me dije se SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, i arrestuar më parë për korrupsion. Burim për Report Tv bëjnë me dije se kontrolli u bë për shkak se Prifti dyshohet si pikë kontakti me mjekët në Itali, për shkak të lidhjeve që ka me ta.

Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.

Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro. Ndërsa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhënies ashtu edhe të ushtrimit të profesionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here