Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se 676 persona u bënë pjesë e anketimit për procesin konsumit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për dy qendrat historike Berat dhe Gjirokastër. Sipas IKTK është bërë një punë intensive. “Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju të dhënat e para nga puna intensive dhe mjaft cilësore e realizuar nga studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Tiranës, në Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Të dhënat e para paraqesin profilin e të anketuarve dhe zonat e marra në shqyrtim në përfundim të procesit të konsultimit me komunitetin”, thuhet nga IKTK. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se kontributi i t anketuarve u afrua përmes shqetësime dhe sugjerimeve për mbrojtjen e trashëgmisë kulturore dhe ky anketim u zhvillua për 5 ditë. “676 persona u bënë pjesë e anketimit 5-ditor, duke treguar gatishmëri, pozitivitet dhe qytetari gjatë gjithë procesit të konsultimit. Kontributi i tyre u ofrua nëpërmjet shprehjes së ndjesive, shqetësimeve si dhe sugjerimeve në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit turistik, social dhe atij të qëndrueshëm në këtë pasuri botërore. Procesi i konsultimit u realizua në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për qendrat historike Berat-Gjirokastër, falë bashkëpunimit të suksesshëm mes IKTK-së, CHwB Albania, UT-së dhe Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat dhe Gjirokastër”, thuhet nga IKTK. Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 15 korrik të vitit 2005. Qyteti i gurtë iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s për vlerat e mëdha, që ofron arkitektura e qytetit. Pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore është dhe kalaja e Gjirokastrës. Në datën 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në listën e UNESCO-s. Berati, sipas UNESCO-s është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.