Google search engine

    Gjithçka e shkatërruar, pamje nga lokali i Noizyt pas shpërthimit, ekspertët dyshojnë për tritol

    0
    422

    Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin e reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

    Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet e para nga shpërthimi ku shihen dëmtimet në biznesin e reperit.

    Ndërkohë, ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e lokalit.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

    Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

    Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here