Dëshmitë të e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara. Në media u mësua dje se në deklarimet e Nuredin Dumanit janë zbuluar të tjerë ngjarje kriminale, pasi ka treguar se janë përfshirë edhe në disa atentate të shqiptarëve jashtë vendit, mes tyre në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. SPAK po koordinon me hetuesit e huaj për të verifikuar të dhënat e Dumanit për ngjarjet kriminale. Nga ana tjetër SPAK i ka kërkuar policisë që të kryejë kontrolle për kapjen e personave në kërkim.
Dumani dhe Hoxhaj zbuluan disa nga vrasjet që tronditen vendin
Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, nga qelia, zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.
Falë dëshmive të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, u goditën 8 grupe kriminale
Në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, SPAK lëshoi, 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze, por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro. Dosja e SPAK, e cila çoi në pranga disa anëtarë të bandave kriminale në vend ka hedhur dritë edhe për grabitjen e parë që grupi Dumani-Çela kanë bërë plot 12 vite më parë që shënoi fillimin e aktivitetit kriminal të tyre.
Dumani u arrestua pas atentatit ndaj tij
Nuredin Dumani u arrestua pas plagosjes së tij në Papër të Elbasanit, në 29 mars. Pasi i shpëtoi atentatit dhe mori një plumb në mushkri, ai u nis për në Fier, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e rënduar shëndetësore dhe frika se mund ta kishin tradhtuar, bënë që ai ti dorëzohej policisë, të cilat e arrestuan dhe e transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjatë mbërritjes në banesën e Dumanit, Policia arrestoi edhe Henrik Hoxhajn. Pasi SPAK iu ofroj bashkëpunimin, pasi akuzat ndaj tyre ishin të rënda, dy të ndaluarit zgjodhën që të rrëfenin krimet para organit të drejtësisë, dhe deri më tani kanë zbuluar një kalvar vrasjesh të ndodhura në vendin tonë gjatë 10 viteve të fundit.








































