Google search engine
Home Politike DASH sanksionon dy politikanë të tjerë në Ballkan, nis zbatimi i planit...

DASH sanksionon dy politikanë të tjerë në Ballkan, nis zbatimi i planit të Joe Bidenit që do të tronditë rajonin, ja çfarë po përgatit SHBA

0
165

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin kthimin e madh në Ballkanin Perëndimor. Krahas luftës në Ukrainë, ndërhyrjet për destabilizim janë bërë të shpeshta në vendet, si Kosova, Mali i Zi, Shqipëria apo dhe Bosnja. Kjo ka bërë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit të reagojë, duke premtuar se do të fokusohet në rajonin tonë për të siguruar stabilitet dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm. Amerikanët kanë nisur lëvizjet duke paralajmëruar goditje të tjera në Ballkan. Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksionuar dy politikanë të tjerë në rajon duke e shtuar edhe më shumë “listën e zezë”. Bëhet fjalë për dy zyrtarë të njohur në Bosnje, Marinko Cavara, President i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Alen Seranic, Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Republika Srpska. Sipas DASH, ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit duke minuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit dhe proceset apo institucionet demokratike. “Ky veprim përforcon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të promovuar llogaridhënien në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë për ata zyrtarë që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të tyre”, thuhet në deklaratën e DASH.

DASH flet për Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit

“Marinko Cavara dhe Alen Seranic kanë kërkuar secili të ndjekin axhendat etnonacionaliste dhe politike në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila përfshin kushtetutën e sotme të Bosnjë-Hercegovinës vazhdon të përballet me sfida nga ata që manipulojnë pozicionet e tyre të pushtetit, duke përfshirë në favor të interesave të tyre personale ose politike. “Marrëveshja e Përgjithshme Kuadër për Paqen e 1995-ës në BiH, e njohur gjithashtu si Marrëveshja e Paqes së Dejtonit, ishte një arritje e fituar me vështirësi pas një lufte që mori rreth 100,000 jetë në vend. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila përfshin kushtetutën e sotme të BiH, vazhdon të jetë baza për strukturën e qeverisjes së BiH. 27 më vonë, BiH vazhdon të përballet me sfida nga ata që manipulojnë pozicionet e tyre të pushtetit, duke përfshirë në favor të interesave të tyre personale ose politike. Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, BiH përbëhet nga dy njësi: Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Republika Srpska (RS)”, shton deklarata më tej.

SHBA sinjalizon vëmendje më të madhe në Ballkan

Këto goditje vijnë nga urdhri i ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Biden në vitin 2021, që u pa si një sinjal për prani më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij urdhri, parashihet që t’iu bllokohet prona dhe t’u pezullohet hyrja në SHBA të gjithë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Biden ka përtërirë urdhrin e vitit 2001, të lëshuar nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan, që parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën. Urdhrit të ri i është shtuar edhe shteti i Shqipërisë, lufta ndaj korrupsionit si dhe Marrëveshja e Prespës e vitit 2018 për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij urdhri po jepet një sinjal për një prani më të madhe të SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përpos asaj anës ligjore që përmban ky dekret, është edhe një nga dëshmitë që kjo administratë do të jetë më pranë rajonit dhe goditjet e fundit e tregojnë shumë qartë praninë e shtuar amerikane në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here