Grabitja e filialit të bankës në Koplik, zbulohet kush janë dy vëllezërit e arrestuar nga policia

0
221

Zbardhen idenitetet e dy personave te arrestuar dje per grabitjen e filialit te bankes ne Koplik.

Burime nga policia dhe prokuroria bëjnë me dije se K dhe B Gurraj, dy vëllezër nga Bajza ne Malesine e Madhe jane dy prej shtetasve të ndaluar diten e djeshme nga policia vendore e Shkodrës si të dyshuar për grabitjen e institucionit financiar ne qytetin e Koplikut tre jave me parë.

Ndërkohe në oren 10:00 pritet qe policia vendore e Shkodrës dhe prokuroria te dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me kete ngjarje. Nderkohe policia ka shoqeruar rreth 15 persona ne total duke bere ndalimin e dy vëllezerve ndërsa po punohet per ndalimin e dy te dyshuarve te tjere per kete grabitje. Po ashtu policia dhe prokuroria do te dalin ne komunikate lidhur edhe me nje tjeter ngjarje ne Malesine e Madhe qe ka te beje me ndalimin e dy shtetasve te dyshuar per shtepi bari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here