Google search engine
Home Aktualitet Gërmime arkeologjike në sitin kodrinor të Barçit në rrethin e Korçës

Gërmime arkeologjike në sitin kodrinor të Barçit në rrethin e Korçës

0
246

Gjatë muajit maj, u realizua aktiviteti i parë në terren i Departamentit të Prehistorisë për vitin 2022. Akademia e Studimeve Albanalogjike pjesë e së cilës është dhe Instituti i Arkeologjisë shkruan se misioni shqiptaro-francez i Pellgut të Korçës, nën bashkëdrejtimin e Rovena Kurtit dhe Armelle Gardesein-it, filloi për herë të parë në historinë e kërkimeve të tij në zonë, gërmimet arkeologjike të një siti të lartësive, siç është ai i Barçit, i vendosur në një majë kodrinore në verilindje të qytetit të Korçës, mbi fshatin Barç. “Kërkimet në këtë qendër arkeologjike zhvillohen në kuadër të hulumtimit rreth dinamikave të vendbanimit gjatë periudhës së Hekurit, dhe pasojnë survejimin arkeologjik të siteve kodrinore që rrethojnë fushën e Korçës, i kryer nga misioni gjatë viteve 2018-2021”, thuhet nga ASA. Siti arkeologjik i Barçit dallon nga shumë qendra kodrinore të njohura në zonë, për mungesën e mureve të dukshme rrethuese, ndërsa e vetmja strukturë e dukshme ngelet një kodrinë artificiale me gurë edhe me dhe, e vendosur në esktremin jugor të majës kodrinore. ASA shprehet në faqen e saj se vëzhgimi i mëparshëm arkeologjik tregoi praninë e qeramikës protohistorike, e përqendruar kryesisht rreth kodrinës artificiale, por dhe prani të qeramikës qytetare ilire, kjo e fundit e përqendruar në ekstremin verior të sitit. “Qëllimi kryesor i gërmimit arkeologjik është sqarimi i natyrës së kësaj qendre arkeologjike. Kemi të bëjmë me një varrezë tumulare apo me një vendbanim të periudhës së Hekurit, i ripërdorur në kohë të ndryshme? Gërmimet e këtij sezoni pasuan survejimin gjeofizik të sitit kodrinor dhe u përqendruan në këtë vit të parë në një sektor të kodrinës artificiale me gurë edhe me dhe. Ato nxorën në pah gjurmë të një strukture prej muri, ndërtuar me gurë edhe me baltë, ndërsa në materialin qeramik të mbledhur nga shtresat e sipërme të rrënojës dominon ai i periudhës së Hekurit, i pasuar nga qeramika e periudhës qytetare ilire”, shprehet ASA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here