Google search engine
Home Politike Bardhi sulmon Berishën: Po thellon përçarjen në PD dhe nuk do të...

Bardhi sulmon Berishën: Po thellon përçarjen në PD dhe nuk do të njihet si kryetar, qëllimi i grupimit të tij ishte që të njollosej Alibeaj

0
177

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti demokrat tha se qëllimi i grupimit të Berishës nuk ishte emri i Presidentit të ri, por të njollosej ajo pjesë e PD që drejtohet nga Alibeaj.“Nuk kishte asnjë arsye që opozita të ishte e përçarë në këtë proces dhe i gjithë grupi parlamentar që është përfshirë, ka deklaruar disa herë që opozita të ishte e bashkuar. Sigurisht që Grupimi që drejton zoti Berisha nuk kishte merakun se kush do të zgjidhej President, por të njollosnin zotin Enkelejd Alibeaj”, tha Bardhi. Ai komentoi edhe votimin në PD për nënkryetarët dhe sekretarët, që ‘Rithemelimi’ zhvilloi dje. Sipas Bardhi, ky zhvillim në selinë blu tregon misionin e Berishës për të shkaktuar më tepër konfuzion tek demokratët dhe për të thelluar përçarjen.“Në këtë moment ne nuk kemi nevojë për akte që thellojnë përçarjen, por për akte që i bashkojnë demokratët. Zoti Berisha nuk ndryshoi modelin e sjelljes duke faktuar që kishte si projekt për të zvogëluar Partinë Demokratike duke e bërë PD-në më struktura paralele dhe duke shtuar konfuzionin tek elektorati. Unë do të vazhdoj të jem në PD dhe do të them me zë të lartë në Grupin Parlamentar ku bëj pjesë mendimin tim se Berisha nuk e bën dot fituese partinë. Edhe pse vendimi i Shkallës së Parë nuk është i formës së prerë, unë jam i detyruar si jurist ta njoh. Por jo të njoh Berishën si kryetar”, deklaroi ai. Ndërkohë Bardhi deklaroi se mungesa në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë. Duke folur për akuzat e ‘Rithemelimit’, Bardhi tha se ky i fundit i ka 20 firma për të propozuar një kandidaturë të tijën për kreun e shtetit.“Nuk jemi fare fasadë siç na akuzojnë. Ne nxorëm zbuluar fasadën që po përgatiste. Vota jonë nuk e bllokon dot Edi Ramën nesër që të zgjedhë Presidentin. Vendimi ynë nuk është bojkot. Nëse ata janë partizanët e mos-bojkotit, shumë mirë mund të kishin propozuar një emër me 20 firma deputetësh”, nënvizoi Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here