Google search engine
Home Lifestyle Merr fund beteja e ashpër ligjore, Johnny Depp fiton gjyqin ndaj ish-bashkëshortes,...

Merr fund beteja e ashpër ligjore, Johnny Depp fiton gjyqin ndaj ish-bashkëshortes, aktori hollivudian fiton 15 mln euro

0
161

Ka marrë fund beteja e ashpër ligjore mes aktorit hollivudian, Johnny Depp, dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Johnny Depp ka fituar zyrtarisht gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard. Juria e përbërë nga pesë burra dhe dy gra e ktheu vendimin të mërkurën, pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Pas dëshmive gjashtëjavëshe në gjyqin njëqind milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, juria në Fairfax të Virginias ka vendosur në anën e aktorit.

Me këtë rast, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.

Hamshori hollivudain e paditi ish-gruan e tij për shpifje duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, derisa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjykatësi Penney Azcarate mblodhi jurinë në orën 15:00 (me kohën lokale) për ta shpallur vendimin në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias, ku gjyqi kishte vazhduar për gjashtë javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here