Google search engine
Home Politike A është bërë Alqi Bllako bashkëpunëtor i drejtësisë? Gazetarja e njohur nxjerr...

A është bërë Alqi Bllako bashkëpunëtor i drejtësisë? Gazetarja e njohur nxjerr informacionin sekret, befason me atë që thotë për Lefter Kokën: E çuditshme është që…

0
295

Gazetarja Anduena Llabani teksa po fliste sot për çështjen e inceneratorëve, tha se po punohet që ish-deputeti socialist Alqi Bllako të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“SPAK po punon me bashkëpunëtorë që sjellin materiale, si LSI apo PD, që është shumë e përfshirë në hetimin dhe zbardhjen e çështjes. Prokuroria ka mbledhur materialet në Ministrinë e Bujqësisë, në bashkinë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kemi vetëm dy persona në arrest, Bllako dhe Koka. Për Bllakon kemi informacione që po punohet për ta bërë bashkëpunëtor. E çuditshme është që Koka ka kërkuar që në fillim të arrestit të bashkëpunojë me drejtësinë, por kjo gjë nuk është pranuar. Mbase që ai të përfitojë nga statusi i të penduarit. Është një çështje që duket sikur por fle, por Kraja në dy raportimet e fundit para deputetëve nuk ka pranuar të deklarojë as emra dhe as detaje. S’dihet nëse do kemi lëvizje të fundit të SPAK për emra të tjera. SPAK po punon që disa nga të arrestuarit të jenë dëshmitarë”, bëri të ditur Llabani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here