Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka votuar ditën e sotme për Presidentin e EPP, Manfred Weber, e cila zhvillohet në Roterdam.
Tabaku ka publikuar një foto në Fecabook nga momenti i votimit, ndërsa shkruan se Weber do të mbështesë Partinë Demokratike, që kjo të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP.
“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”, shkruan Tabaku.






































