Izraeli shqyrton hapat për transferimin e ishujve të Detit të Kuq në Arabinë Saudite

0
172

Izraeli po shqyrton një kërkesë saudite për të ndryshuar statusin ndërkombëtar të dy ishujve në Detin e Kuq, duke sjellë Izraelin dhe Arabinë Saudite më afër marrëveshjes së tyre të parë publike.

Lidhur nga Shtëpia e Bardhë, marrëveshja fokusohet në transferimin e ishujve Tiran dhe Sanafir në Detin e Kuq nga sovraniteti egjiptian në atë saudit.

Egjipti dhe Arabia Saudite, në vitin 2017, ranë dakord që ishujt t’i ktheheshin Riadit, një masë që u miratua nga parlamenti egjiptian dhe Gjykata e Lartë.

Po ashtu kërkonte miratimin e Izraelit, për shkak të kushteve të traktatit të paqes izraelito-egjiptiane të vitit 1979.

Kështu, Izraeli dha miratimin e tij të heshtur.

Këtë, në pritje të një marrëveshjeje egjiptiano-saudite për të lejuar vëzhguesit e udhëhequr nga SHBA-të të vazhdojnë mbikëqyrjen e ishujve duke siguruar lirinë e lundrimit për anijet në rrugën drejt qytetit port të Izraelit, Eilat.

Për katër vitet e fundit, marrëveshja ka ngecur, pasi çështjet e statusit përfundimtar kanë mbetur të pazgjidhura.

Përpjekjet e raportuara të ndërmjetësimit vijnë pasi Biden-i mund të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, gjatë një udhëtimi në Lindjen e Mesme që do të përfshijë edhe një ndalesë në Izrael.

Ky i fundit ka shprehur shpresën se kjo do të nxisë gjeste të mëtejshme publike midis dy vendeve.

Prej vitesh, Izraeli dhe Arabia Saudite kanë zhvilluar bisedime të fshehta mbi çështjet diplomatike, të sigurisë dhe të biznesit.

Zyrtarë të lartë izraelitë, kryesisht të lidhur me çështjet e mbrojtjes, vizitojnë mbretërinë herë pas here. Megjithatë, Arabia Saudite nuk është e gatshme t’i zyrtarizojë këto marrëdhënie, kryesisht për shkak të konfliktit izraelito-palestinez.

Referuar një burimi, “rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është ende e gjatë”.

SHBA-të vendosën “bojkot” ndaj princit të kurorës Mohammed bin Salman, për shkak të përfshirjes në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, çka ka pezulluar disa nga temat që ishin në diskutim nga të dy vendet.

Izraeli vlerëson se amerikanët dëshirojnë të ngrohin marrëdhëniet e tyre me sauditët, me Presidentin Biden që mund ta “falë” princin.

Kjo vjen në sfondin e krizës globale energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe përpjekjeve të Iranit për të rritur sasinë e naftës që shet.

Si dhe me SHBA-të që përpiqen ta bëjnë Arabinë Saudite një lojtar më të rëndësishëm duke rritur prodhimin e naftës.

Paçka se ende nuk janë zyrtarizuar, lëvizja e SHBA-ve mund t’i bëjë më të hapura marrëdhëniet saudite me Izraelin.

Egjipti ka njoftuar se do t’i transferonte të dy ishujt në Arabinë Saudite në prill të vitit 2016.

Si pjesë e traktatit të paqes të Izraelit me Egjiptin, në të dy ishujt u vendosën vëzhgues ndërkombëtarë, zakonisht amerikanë.

Çdo zhvillim në ishuj kërkonte pëlqimin e Izraelit, duke përfshirë ndryshimet në mekanizmin e monitorimit.

Tirani dhe Sanafiri ishin nën sundimin saudit deri në vitin 1950, kur Riadi i transferoi në Egjipt nga shqetësimi se Izraeli do t’i pushtonte.

Izraeli i pushtoi ishujt në vitin 1956, por i ktheu në Egjipt katër muaj më vonë.

Çdo mosmarrëveshje në lidhje me marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Egjiptit supozohet të zgjidhet, sipas marrëveshjes, me negociata mes dy vendeve.

Në vitin 1967, Egjipti i bllokoi ngushticat për trafikun izraelit, një akt që shërbeu si një rast për shpërthimin e Luftës Gjashtë Ditore.

Izraeli i pushtoi përsëri ishujt, për t’i kthyer, së bashku me gjysmën e Gadishullit të Sinai-t, në prill 1982, tre vjet pas nënshkrimit të traktatit të paqes.

“Haaretz”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here