Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezërit Frroku, çështja ishte “zvarritur” pasi autorët nuk ndodheshin në Shqipëri

0
224

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 persona, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar nga prokuroria, pasi nuk ndodheshin në Shqipëri. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u gjetën fajtor për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Pasi shqyrtoj çështjen ne themel, gjyqtarja Elsa Ulliri doli në konkluzionin se tre vëllezërit kane konsumuar element të veprës penale për të cilën ishin vënë nën akuze dhe i dënoi ata në mungesë. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës. Ata u hetuan si pjesë e të njëjtës çështje për të cilën është dënuar dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Çështja për vëllezërit Frroku u ndal në Gjykatë pasi ata nuk ndodheshin në Shqipëri

Çështja për vëllezërit u ndal në Gjykatë, për shkak se ata nuk ishin në Shqipëri dhe nuk u ndaluan si pjesa tjetër e të akuzuarve. Frrokaj dhe të tjerët po ashtu u dënuan në Gjykatën e Shkallës së Parë, por vendimi për këtë rast nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi çështja është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” Frrokajn, ndërsa bashkë me të u dënuan edhe 16 persona të tjerë, por vendimi u kthye pas nga Gjykata e Apelit në Shkodër për proces të parregullt. Pas rekursit të prokurorisë Gjykata e Lartë e dërgoi çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

U arrestua se dha certifikata pronësie për tokat në bregdet, lirohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë

Ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Andri Dhima është liruar sot nga burgu. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për Andri Dhimën, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpie”. Seanca u zhvillua në orën 12.30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi. Dhima së bashku me 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës u arrestuan më  24 mars të këtij viti, pasi kishin pajisur me certifikatë pronësie disa persona për tokat në bregdet. Zyrtarët legalizuan dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. Në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njëjtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtarët e Kadastrës Sarandë Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango, ndërsa në kërkim është dhe ish-Drejtoresha Kozeta Statha. Hetimi i këtij rasti pati nisur që prej vitit 2021, por edhe në bazë të kallëzimit nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili më 16 mars pati denoncuar se në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here