Komedia brilante “Kur ikën macja” ka në role një kast fantastik aktorësh. Një humor i bukur dhe interpretime brilante në shfaqjen teatrore me regji nga Kiço Londo, që për dy net do të jetë në skenën e Durrësit. Teatri Shëtitës “Çajupi” do të jetë me këtë komedi brilante për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu” në mbrëmjet e datave 28 dhe 29 maj. Nën regjinë e Kiço Londos komedia super suksesshme e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke po mirëpritet nga publiku në çdo skenë. “Kur ikën macja” u shfaq premierë në 1977 në The Pier Theatre në Bournemouth- Angli, dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në gjithë botën. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. “Kur macja është zhdukur …” shanset janë që ajo të shfaqet kur nuk e prisni! Dhe pastaj rrjedha e ngjarjeve komike në këtë komedi të shkëlqyer situative britanike mund të marrë një ritëm marramendës dhe argëtimi i audiencës mund të dalë plotësisht jashtë kontrollit. Muaj mjalti në Saint Tropez? Po! Por në 20 vjetorin e martesës? Si do të përballen me ngacmimet e njëri-tjetrit dy çifte gazmore angleze me 20 vite përvojë? Si të zgjoni një pasion të egër tek burri juaj që është i keq? Si po përpiqet të vazhdojë me kunatin e tij të varur nga seksi? Si t’i bëni përshtypje një motre të pasur të edukuar dhe të mos e vrisni me salmon të tymosur? Dhe a mund të ndihmojë një furçë tualeti me imazhin e një çifti mbretëror në vetëvrasjen e një 20-vjeçareje të bukur? Përgjigjet mund të jenë abstrakte befasuese! E vetmja e parashikueshme në mbrëmje do të jetë 2 orë humor marramendës.
Aktorët në role
Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro. Vin Bejleri interpreton Xhorxhin nursëz, një bashkëshort nën diktatin e gruas. Krejt padashje ai përzihet në një situatë, me dy kotele seksi, nga e cila nuk shqitet dot. Kjo sjell ilaritet. Një mbyllje befasuese vjen pas spërdredhjeve e kthesave të shumta të kësaj shfaqje të shfrenuar, komike, energjike, që pritet të krijojë mbrëmje zbavitëse. Andia Xhunga vjen në rolin e gruas, që ka vuajtur një kohë të gjatë dhe përgjërohet për pak ëmbëlsi nga i shoqi. Ajo dominon skenën dhe për ta mbajtur të shoqin në tutelë, ka një poçe, ku ai është i detyruar të hedhë para për dënim sa herë flet në mënyrë të pahijshme. Në rolin e burrit të varur nga seksi interpreton aktori elegant Romir Zalla, personazhit të të cilit i duhet të kalojë një sfidë duke rënë në kurthin e gjallë të provokimit me motrën e gruas, por duke mos harruar as sekretaren seksi. Albana Koçaj ka marrë përsipër në rol gruan pasanike të burrit të varur nga seksi. Në rolin e sekretares kotele, super seksi, të pirë dhe histerike është zgjedhur aktorja Rexhina Ibro. Në rol vjen dhe Ina Kollçaku kotelja që do të luajë, por dhe të vrasë veten. Ina Kollçaku që është përfshirë në këtë grup me mirësjellje, optimizëm dhe një dozë pozitiviteti të habitshëm, ka marrë përsipër me guxim një nga kotelet e lojës së maçokut kur ikën macja. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostumografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani.