“Janë intime”/ Vajzat e mitura mbulohen me shami, plas keq sherri mes Nanos, Rakipit dhe Xhaferajt: Keni qëndrim të gabuar! (REPLIKAT)

0
194

A duhet të lejohet mbulimi i vajzave të mitura në ambiente publike, siç ndodhi në disa raste në Sheshin Skënderbej gjatë faljes së Bajramit, ku u shfaqën disa fëmijë të mbuluar.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u diskutua kjo çështje dhe pati debat mes të ftuarëve.

Debati:

Ylli Rakipi: Në Sheshin Skënderbej kemi parë në foto, vajza të mitura me shami në shesh. A është e këshillueshme në islam që fëmijët të mbulohen?

Ermir Gjinishi: Jo, ka një moshë të caktuar. Ndodh njëlloj si në stadium kur merr nipin dhe i vesh fanellën e Milanit përshembull.

Anjeza Xhaferaj: Ju e shihni nga këndvështrimi që është e gabuar.

Ermir Gjinishi: Po flasim për ditë feste, që ka status të veçantë. Në ditë feste, njerëzit mundohen të imitojnë ritin e festës. Nëse ndjek ritin e festës së ditës së verës, prindërit përpiqet ti vishni mirë fëmijët… Ky është rasti pra. Po flet për një sistem besimi. Nuk funksionon ajo ditë nëse nuk funksionon riti. Nëse ka njerëz që përdorin dhunë për tu vënë shami fëmijëve dhe bashkëshortëve, jam gati ti denoncoj.

Ylli Rakipi: Ti po thua që fëmijët të magjepsur e bëjnë vetë këtë gjë?

Anjeza Xhaferaj: Integrohet në jetën familjarë dhe bën atë që shikon.

Ermir Gjinishi: Janë imitime dhe jo qëndrime.

Mustafa Nano: Po vini një simetri midis një ndeshje dhe fesë. Nuk ka simetri mes Sheshit Skënderbej dhe fesë. Mirë është që fenë njerëzit e zgjedhin vetë. Ndërsa të zgjedhësh një skuadër futbolli, është gjëja më e parëndësishme. Te Sheshi, edhe në Perëndim para ca kohësh, krishterët dilnin nëpër sheshe. Sot, ndoshta në Itali po, por në vende të tjera, në Francë, në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, kjo nuk bëhet më. Nëse e bëjnë, e bëjnë myslimanët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here