Bënë për spital shqiptarin në Tiranë, policia ndalon tifozët holandezë

0
205

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak minuta më parë te kafe “Europa” në zonën e “9-katësheve” në Tiranë.

Disa tifozë holandez në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar A. G. i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë ndërsa një grup hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here