Google search engine
Home Sport Asllani në Milano, por zgjedhja anon më shumë nga Interi

Asllani në Milano, por zgjedhja anon më shumë nga Interi

0
220

Kombëtarja do të grumbullohet në fillim të qershorit për sfidat në Ligën e Kombeve, ku siç dihet jemi në garë me Islandën dhe Izraelin, dy përfaqësuese cilësore por jo të pakalueshme, nisur dhe nga përbërja e grupeve që disponojnë. Në të njëjtin grup me ne ishte edhe Rusia, por futbolli rus është përjashtuar nga aktivitetet e FIFA-s dhe të UEFA-s, për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, kështu që kuqezinjtë do ta kenë garën zyrtare në grup vetëm me islandezët dhe izraelitët, kurse në datën e ndeshjes që ishte përcaktuar me Rusinë do të luhet një miqësore me Estoninë, e zyrtarizuar tashmë në qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Në Kombëtare pritet të ftohen shumë të rinj, të cilët kanë lënë gjurmë me ekipet e tyre këtë sezon dhe padyshim një prej tyre është Kristjan Asllani, i cili ka spikatur me Empolin në Serie A dhe është një nga futbollistët më cilësorë të kësaj skuadre. Ofertat ndaj tij kanë qeë të shumta dhe lojtari me shumë gjasë do të largohet këtë verë për t’u bërë pjesë e një klubi të madh. I ndërgjegjshëm se nuk mund ta mbajë, klubi i Empolit ka nisur të rrisë vlerën e kartonit të tij. Klubet që e kërkojnë janë të shumtë brenda e jashtë Italisë, por vëmendjen gjatë ditëve të fundit e ka marrë rivaliteti i dy klubeve të fuqishme të Milanos, Interit dhe Milanit, që shpresojnë të gjejnë akordin me futbollistin shqiptar.

Asllani një zbulim, Interi ka shanse reale

I cilësuar shpesh mesfushor, e në raste të tjera edhe sulmues, Kristjan Asllani është padyshim zbulimi i sezonit te Empoli. Talenti i kombëtares ka treguar maturi në qendër të mesfushës duke u shndërruar në një pikë orientimi për Empolin, ndërkohë që ka treguar se kur i vjen mundësia di edhe të shënojë apo asistojë. Në këtë formë, një “xhevahir” vetëm 20-vjeçar si Asllani, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klubet më të mëdha teksa Inter apo Milan e kanë pasur nën vëzhgim. Megjithatë, sa i takon sezonit të ardhshëm duke se Asllanin do ta shohim sërish te Empoli ose të paktën këtë pretendon presidenti i klubit, Fabrizio Corsi. Ky i fundit thekson se Empoli nuk ka nevojë për para që vijnë nga merkato, ndërsa shton se Asllani i ka bindur të gjithë në klub. “Falë aftësive të tij, Asllani ka fituar një vend në Serie A. I ka bindur të gjithë dhe shpresojmë ta kemi në dispozicion edhe për një tjetër sezon. Klubi e ka më të nevojshme të kompletojë organikën në merkato se sa të bëjë para nga ajo. Ne në merkato do të mundohemi të mbrojmë elementët tanë më të mirë”, u shpreh Korsi.

Kombëtarja

Për Asllanin ka pasur vend grumbullimi në Kombëtare gjatë muajve të fundit, madje në miqësoret e marsit kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë, ai ishte i grumbulluar dhe trajneri edi reja e ka vlerësuar atë për cilësitë teknike që disponon, duke e quajtur të ardhme të Kombëtares. Asllani ka nivel të lartë teknik dhe lojtar që di të organizojë mjaft mirë. Mbetet të shihet se çfarë pozicioni në fushë do t’i japë atij tekniku italian, pasi rivaliteti për një vend titullari në përfaqësuese është shumë i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here