Google search engine
Home Sport Zyrtare/ U përjashtua Rusia nga grupi, Shqipëria miqësore me Estoninë

Zyrtare/ U përjashtua Rusia nga grupi, Shqipëria miqësore me Estoninë

0
257

Shqipëria do të luajë në muajin qershor një miqësore me Estoninë. Në fakt duhej të ishte një datë zyrtare për ndeshjen me Rusinë, por meqë Rusia është përjashtuar nga të gjitha garat futbollistike të FIFA-s e UEFA-s, si pasojë e agresionit ushtarak në Ukrainë. Ndërkohë, në mungesë të Rusisë, e cila ishte në grup me Shqipërisë, përfaqësuesja jonë nuk ka humbur kohë por ka menduar që në datën që ishte planifikuar ndeshja të luajë një miqësore. Kjo do t’u sjellë lojtarëve një mundësi të tregojnë vlerat e tyre, të mbajnë të karikuar entuziazmin e grupit dhe formën sportive, por në të njëjtën kohë do të jetë një mundësi reale për trajnerin Edi Reja të testojë lojtarë të rinj. Duke nisur nga ky moment, është afro një muaj në dispozicion të trajnerit ta organizojë si duhet skuadrën, të mendojë për lojtarët e duhur dhe për skemën e duhur taktike. Ambiciet e Kombëtares tonë në garat ndërkombëtare janë rritur, sidomos me ndërtimin e stadiumit “Air Albania”, i cilësuar si një nga më të mirët e më modernët e rajonit dhe të kontinentit, por edhe për numrin e madh të lojtarëve të rinj që po spikasin në disa kampionate cilësore të Europës, sikurse është Broja në Premier League, apo dhe Asllani në Serie A.

Miqësorja me Estoninë, tashmë zyrtare

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00. Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore. Po në qershor Shqipëria do të luajë më 6 qershor me Islandën në transfertë dhe më 19 qershor me Izraelin në shtëpi, që të dyja sfida të vlefshme për Nation League. Kjo do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Estonia do të përballen në një ndeshje futbolli. Sfida e parë Shqipëri-Estoni është luajtur më 15 nëntor 2003 në Tiranë dhe u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Adrian Aliaj dhe Alban Bushi. Përballja e dytë është ajo e 28 prillit e luajtur në Talin të Estonisë dhe përfundoi në barazim 1-1. Goli për Shqipërinë u shënua nga Adrian Aliaj. Ndërsa sfida e tretë Estoni-Shqipëri është zhvilluar më 14 nëntor 2009 dhe ka përfunduar në barazim 0-0. Edhe kjo miqësore u luajt po në Talin.

Ekipi

Përfaqësuesja do të grumbullohet në fillim të qershorit për t’u bërë gati për ndeshjet në Ligën e Kombeve, por jo vetëm kaq, trajneri Reja dhe stafi teknik i Kombëtares do të kenë mundësinë të shohin gjendjen e lojtarëve, do të testojnë elementë të rinj dhe do të hartojnë strategjinë e tyre për të patur sukses në këtë kompeticion. Siç dihet, Shqipëria është ngjitur në Ligën B, pasi fitoi edicionin e shkuar grupin e saj, pra zuri vendin e parë dhe do të tentojë ta fitojë edhe këtë herë grupin për t’u ngjitur në Ligën A, që është liga e skuadrave më cilësore të Europës. Kjo do të përkthehej më shumë imazh e më shumë fitime nga e drejta televizive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here