Google search engine
Home Politike Thellohet hetimi për inceneratorët, hyn në lojë edhe ministrja Krifca, u dha...

Thellohet hetimi për inceneratorët, hyn në lojë edhe ministrja Krifca, u dha 2.2 milonë euro Mërtirit dhe Zotos kur ishte në krye të AZHBR

0
220

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë zyrtarët dhe personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Prej disa muajsh, SPAK ka venë në hetim dosjen e inceratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, ndërkohë që si rezultat i kësaj pune të shkëlqyer të bërë nga prokurorët specialë, sot që flasim kanë rënë në pranga dhe ndodhen në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka; ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe disa persona të tjerë nëpunës shtetëror e privatë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Por gazeta ka mësuar se Prokuroria e Posaçme nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka thelluar hetimin për këtë çështje dhe janë në hetim disa persona kyç që janë përfshirë dhe kanë ngjyer gishtin në gjellën e inceneratorëve. Burime nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit theksuan se afera e inceneratorëve do të zbardhte e gjitha dhe kushdo që ka abuzuar do të japë llogari para ligjit. Ndërkohë mësohet se në kuadër të hetimit për inceneratorët, ka dalë në skenë edhe emri i ministres aktuale të Bujtësisë, Frida Krifca, e cila gjatë kohës që ishte drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ka dhënë 2.2 milonë Euro për dy biznesmenë të lidhur me aferën e inceneratorëve, të cilët do të ndërtonin sëra. Pra, nisur nga këto detaje, ku në skenë ka dalë edhe emri i Krifcës, por edhe nga stoicizmi dhe këmbëngulja e SPAK për të hetuar me themel aferën e inceratorëve, duket qartë se shumë shpejt do të shohim të tjetër zyrtarë dhe persona me pranga në duar.

Ja si u paralajmërua përfshirja e Krifcës në aferën e inceneratorëve

Megjithatë përfshirjen e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca në çështjen e inceneratorëve e ka denoncuar pak javë më parë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në emisionin ‘LOG’ në ABC Neës, Kryemadhi ka denoncuar për herë të parë sipas saj, një aferë ku Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është e përfshirë me dy nga kompanitë e inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se AZHBR i ka dhënë rreth 2.2 milionë euro dy kompanive me pronar Adelina Demiri dhe Jurgen Dashi. Dy kompanitë u shpreh kryetarja e LSI, janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar. “Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdhaja të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fiktive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë”, deklaroi ai.

Po pse fiktive?

Më tej sikundër asaj që thotë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zonja Krifca asokohe ka dhënë para për sera dhe kanale vaditëse ndaj personave që kishin lidhje me aferën e inceneratorëve. “Sepse nuk ekzistojnë këto dy firma. Janë të lidhura me inceneratorin. Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastravecë, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës”, nënvizoi Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here